LipjaniPress

Njoftim: Presion Zonës Express për mostransmetim të dokumentarit për Elvis Pistën

Lajme

Zona Express, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, ka realizuar një dokumentar ekskluziv për vrasjen e Elvis Pistës, ish-menaxherit të PTK’së dhe ish-kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer disa hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë presion sot tek ekipi i Zona Express që mos ta transmetojë këtë dokumentar.

Emisioni më i ndjekur shqiptar, Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, ka realizuar një dokumentar për vrasjen e Elvis Pistës, ku ka siguruar dokumente dhe dëshmi ekskluzive. Dokumentari do të transmetohet këtë të diel, më 9 prill në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Gazetës Express në Youtube.

Por ky dokumentar duket se i ka penguar disa hetuesve të policisë së Kosovës (emrat e njohur për redaksinë), të cilët sot kanë bërë përpjeke që ta ndalojnë transmetimin e dokumentarit. Ata kanë ftuar një prej gazetarëve të emisionit; fillimisht në një takim miqësor, e më pas i kanë bërë presion atij për të mos zbuluar materiale që janë pjesë e hetimeve për Rastin Pista. Biseda mes gazetarit dhe këtyre tre hetuesve është zhvilluar në një lokal në qendër të Prishtinës e më pas edhe brenda zyrave të tyre në objektin kryesor të Policisë së Kosovës.

Zona Express ua bën të qartë këtë policëve hetues dhe gjithë opinionit se nuk ndalet përballë presioneve dhe shantazheve të ndryshme dhe do ta transmetojë dokumentarin ashtu siç është parashikuar më parë.

Policia ka pasur në dispozion tri vite që ta zbulojë këtë vrasje makabre ndaj Elvis Pistës dhe nuk e ka bërë, kurse tash thirret në atë se “gazetarët po i pengojnë hetimet”, apo, “pse po transmetohet dokumentari në këtë kohë”.

Të dielën qytetarët do të kenë rastin të njoftohen në detaje për gjithçka që lidhet me këtë rast; nga dëshmitë e mbledhura nga policia dhe prokuroria, tek dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve kyç të këtij procesi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gënjeshtrat më të mëdha në histori

lipjanipress

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

lipjanipress

Në Kosovë rritet numri i përdoruesve të narkotikës nën moshën 18 vjeç

lipjanipress

Kërcënimi Trump – Kina paralajmëron luftë me SHBA

lipjanipress

“Murtaja e bardhë” në Serbi, çdo vit një qytet më pak

lipjanipress

Une Florim Shala anetar i Kryesise se PDK-se – dega ne Lipjan, demantoj lajmin e meparshem te disa mediave

lipjanipress

Fushata Zgjedhore për Zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, po merr dimensione të reja zhvillimi nëpër komuna të Kosovës. Të enjëten koalicioni LDK-AKR-A, ka mbajtur konventën Zgjedhore me anëtarët dhe simpatizuesit e këtyre subjekteve politike.

lipjanipress

Selim Pacolli sqaron se kur do të përfundojë kufizimi për veturat në Prishtinë

lipjanipress

Kryetari Ahmeti, mbështet turinirin tradicional për nder të Dëshmorit Xhavit Kozhani- Burgia

lipjanipress

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

lipjanipress

Familja e veteranit të luftës Ilir Jasharit bëhët me banesë të re! (VIDEO)

lipjanipress

Uniteti në dialog, mision i pamundur

Rexhep Isufi
Skip to toolbar