LipjaniPress

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

Lajme

Diaspora edhe në këto zgjedhje do të mund të votojë njëjtë sikurse herëve të tjera, nëpërmjet postës. Në Ministrinë e Diasporës, ndonëse thonë se, ka propozime për ua bërë më të lehtë mënyrën e votimit, zgjedhjet e parakohshme e pamundësojnë këtë.

Ndonëse në listat e votimit 1/3 e votuesve jetojnë në diasporë, pak prej tyre e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Kjo për shkak të procedurave të komplikuara.

Njohës të çështjeve politike kritikojnë partitë, duke thënë që diasporën gjithmonë vetëm e kanë shfrytëzuar, raporton KTV.

Për partinë, e cila ka bërë më së shumti fushatë në diasporë, Lëvizjen Vetëvendosje, votimi i bashkatdhetarëve është i rëndësishëm, por, sipas saj, në aspektin organizativ, Kosova ia ka pamundësuar kësaj kategorie marrjen pjesë në votim.

Edhe zyrtarë të Nismës për Kosovën shpresojnë që Qeveria në ardhje, të bëjë më shumë në lidhje me këtë.

E, për PDK’në, është e rëndësishme që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, e që mbahen në qershor, ka pamundësuar që të bëhet diçka në lidhje me këtë.

“Shumica e partive politike kanë keqpërdorë diasporën më shumë se që kanë interesu. Është shumë e lehtë me shku me bo fushatë në diasporë, sidomos organizmimi politik në diasporë i ka shkatu shumë dëme të mëdhaja diasporës, duke i bërë shumë përçarje të mëdhaja diasporës dhe fatkeqësisht ajo po vazhdon”, tha Kushtrim Sheremeti nga Ministria e Diasporës.

Nëpërmjet një formulari online, mërgimtarëve kosovarë po u kërkohet që të japin të dhënat e tyre personale, kinse për njoftim dhe ndihmë në procesin e votimit. Formulari me logon e KQZ’së është publikuar në Facebook nga Vlorian Molliqaj, i cili është vëllai i Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është shkelje e dënueshme me ligj dhe është raportuar në polici nga KQZ.

Zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim

lipjanipress

Këtu përqafohen Prindërit horror në gjykatë

lipjanipress

Këshlltarëve të Komunës së Lipjanit nuk u lejohet qasja në dokumentet zyrtare

Rexhep Isufi

Ka mbyllur punimet Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, ICLLC 2017 e Kolegjit AAB

Press Lipjani

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

lipjanipress

Profesori në Pejë matë forcat me nxënësit (Video)

lipjanipress

Haradinaj: Nëse Qeveria vonon projektligjin e Ushtrisë, e bëjmë deputetët

lipjanipress

Murat Jashari, i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e Vllasit

lipjanipress

Serbët e dehur ankohen se u rrahën nga dikush që fliste shqip

lipjanipress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

lipjanipress

Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë

lipjanipress
Skip to toolbar