LipjaniPress

Organizata Gjermane ASB ,në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ka shpërnda pajisje bujqësore për 15 familje

Lajme Lipjani

Lipjan 14 dhjetor 2017
Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane ASB në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, tw enjten në ekonominë e shkollës së Mesme Bujqësore në Lipjan, ka shpërnda pajisje bujqësore për 15 familje në nevojë për krijimin e kushteve më mira për fillimin e biznesit të vogël familjar.//

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane për financimin e këtij projekti i cili implementohet nga Organizata ASB me të cilën ka nëshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi si dhe Zyrën për bashkëpunim dhe Zhvillim në ambasaden Gjermane në Prishtinë.

“ Ky projekt është edhe një projekt shtesë në kuadër të shumë projekteve që po zhvillohen në Lipjan me qëllimin të mire për të ndikuar në ngritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për vetë qëndrueshmëri të familjeve tona. Bizneset kanë nevojë dhe kanë mundësi për të filluar edhe gjenerimin e të ardhurave për familje”, tha kryetari Ahmeti.

Ai ka uruar që bashkëpunimet e tilla të zgjerohen në ardhmen.
Nga ana tjetër Anja Becky- kryesuese e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasaden Gjermane në Prishtinë, ka falenderuar kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me implementuesit e këtij projekti. Ajo tha se është e kënaqur me ndihmën që po u bëhet familjeve në nevojë dhe sadopak të përmirësohet jeta e tyre.
Është viti i dytë që Komuna e Lipjanit ka përfituar nga ky projekt.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Protestë gjithë popullore kundër vendimit politik në rastin e Kumanovës.

lipjanipress

Labinot Tahiri vjen me një tjetër paralajmërim

lipjanipress

Avokati i Popullit: Kushtëzimi për pagesën e tatimit në pronë, i paligjshëm

lipjanipress

Arsim Jashari zyrtarizon kandidimin për Asamable Komunale Lipjan

lipjanipress

KOMUNITETI I FSHATIT LLUGAXHI NË LONDER MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN

lipjanipress

Bilall Sherifi i përgjigjet Anton Berishës: Mos e fut hundën ku nuk e ke vendin

lipjanipress

Zyrtare: LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

lipjanipress

Qytetari në Resnjë ndërroi jetë përderisa prente dru

lipjanipress

Veseli deputetëve: Punoni më shpejt

lipjanipress

Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e 8-të me radhë

Press Lipjani

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

Burgu i josh kosovarët, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar