LipjaniPress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

Lajme

Një muaj paraburgim është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj Fitim Thaqit, i dyshuari për sulmin fizik ndaj kryeredaktorit të Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Gazmend Halilaj, avokati i të dyshuarit Thaqi.

Më herët, gjatë ditës, KALLXO.com raportoi se Fitim Thaqi është dërguar para gjykatës.

Fitim Thaqi, i cili është dorëzuar mbrëmë në Polici, gjatë intervistës e kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, por kishte thënë se nuk e ka njohur më parë të sulmuarin dhe as nuk ka ditur për punën që bënte ai.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar të premten teksa ishte në një restorant në kryeqytet.

Ndërsa, të shtunën, komuniteti i gazetarëve protestoi kundër sulmit fizik ndaj kolegut të tyre.

Vetë i sulmuari tha se njerëzit që po sulmojnë gazetarët janë të lidhur me politikën.

Ndërsa më 16 gusht të këtij viti ishte sulmuar edhe Parim Olluri, drejtori i Gazetës Insajderi.

Në mars për kërcënimet ndaj gazetarëve kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte caktuar si koordinator prokurorin Besim Kelmendi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Konflikti Kosovë-Serbi – këta janë katër skenarë të mundshëm

lipjanipress

Kryetari Ahmeti i përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shkolla

lipjanipress

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

lipjanipress

Kush është Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i LDK’së?

lipjanipress

LAVDI PËR JETËN DHE VEPRËN E ISMET ASLLANIT (KOMANDAT PRAPASHTICA).

lipjanipress

Gllavica përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

Fluturimi i Valon Sylës në kazan !… SHKRUAN : Bekim Brestovci

lipjanipress

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Suedia i mbron zyrtaret e veta që veshën shami gjatë vizitës në Iran (Foto)

lipjanipress

Kanabisi edhe si ilaq shërues.(Video)

lipjanipress

13-vjeçarja nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë, i duhen 40 mijë euro për transplatimin e veshkës

lipjanipress

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar