Lipjan 7 maj
Të dielën ne Lipjan është mbajtur Kuvendi i III- të, zgjedhor i PAI- së. Në punimet e këtij subjekti politik kanë marrë pjesë 134 delegat.
Me këtë rast është analizuar puna mes periudhës kohore nga Kuvendi i kaluar, duke e vlerësuar sit ë suksesshëm dhe janë përcaktuar detyra të reja për periudhën e ardhshme katër vjeçare.Punimet e PAI-së i ka shoqëruar edhe një numër aktivistësh si Hetem Arifi, delegatë në Kuvendin e Kosovës dhe një numër bashpunëtorësh si Qazim Rrahmani, Asllan Kryeziu, Adem Kryeziu, Hava Rexhepi dhe Jakup Haliti si dhe zyrtari për zgjedhje komunale Hamëz Kadriu, kryetar i KKZ, në Lipjan. Nga delegatët e pranishëm në këtë Kuvend me 133 vota për kryetar është zgjedhur Lulzim Qerimi, për mandatin katër vjeçarë./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: