Në arritjen e gjithëmbarshme të shoqërisë së një vendi, padyshim kontribut të madh kanë dhënë mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes. Puna me brezat e rinj për arsimimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament kryesor për të ndërtuar një shoqëri të shëndosh. Shumë punëtorë arsimi ia kanë kushtuar një jetë shkollës dhe punës me nxënës. I tillë është edhe mësuesi Naim Bahtiri, i cili shërbeu mbi 42 vjet në shkolla të ndryshme të komunës së Lipjanit.
Të shkruash për biografinë e mësuesve të gjeneratës më të ndritshme të arsimit, nuk mjafton vetëm një copë letër. Pjesë e kësaj gjenerate ishte edhe mësimdhënësi Naim Bahtiri, i cili sot është pensionuar pak pasi ka mbushur më shumë se katër dekada punë të palodhshme dhe kontribut të çmueshëm në arsim.
Lajmin për pensionimin e ka dhënë për Ulpianapress, familjarët e Bahtirit.
Bahtiri gjatë kësaj përiudhe 42 vjeçar u dallua për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj nxënësve.
Në ditën e pensionimit mësimdhënësit dhe Drejtoria e arsimit kanë falenderuar mesusin, e cili punoj për shumë vite duke dhënë kontribut të lartë në edukimin e shumë brezave.






