Avdullah Hoti është bërë shumë shpejt objekt talljesh, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës sot e ka caktuar atë zyrtarisht kandidat për kryeministër të vendit.
Pasi Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përqeshi kandidaturën e Hotit për kryeministër, duke thënë se kandidimi i tij tregon për dorëzimin e LDK’së para zgjedhjeve, ministrin në detyrë të Financave e ka përqeshur edhe motra e zyrtarit të lartë të VV’së.
“Une deri vone kom mendu qe ky tipi Avdullah Hoti eshte ndonje truproje i Ises, gjithmone i ka nejt pas shpines :)”, ka shkruar Leonida Molliqaj me sarkazëm në llogarinë e saj në Facebook.
Talljet me Hotin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar se nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor ndërmjet kësaj partie dhe LDK’së, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, kryeministër në detyrë, pas rrëzimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.