Lipjan,23.04.2017
Në qytetin e Lipjanit me qeverisjen e PDK-së ,u vunë themelet e një qyteti zhvillimor,modern e bashkëkohor
Në ambientet e shfmu “Vëllezërit Frashëri”, PDK- ka mbajtur takimin e radhës sot ,me strukturat organizative të nëndegëve të qytetit të Lipjanit,Laxha e Re,Konjuh dhe Akllap Lulzim Rrustemi nënkryetar për çështje organizative është shprehur se:një rëndësi të veçantë ti kushtojmë qytetit të Lipjanit se pse është bërthama e Komunës ,është një qytet që ka marr formën e zhvillimit gjatë qeverisjes sonë ,qytetarët e Lipjanit meritojnë një qeverisje tjetër meritojnë një komunikim më të mirë ,prandaj ky takim i joni është një rëndësie të veçantë. Partia Demokratike ,ne bashkëpunim me juve do të bëjë prioritete me standard evropiane për zhvillimin e më tutjeshëm të qytetit tonë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar dhe me votën juaj ta ndërpresim sa më parë këtë qeverisje aksidentale për këtë mandate të pazareve politike .Qytetin e Lipjanit do ta qeverisë PDK ne mandatin katërvjeçar me vizion të ri më kudra të reja me perspektive të mirë për të gjithë.
Kryetari I PDK-së dega ne Lipjan ,z.Shukri Buja fillimisht është shprehur para të pranishmëve se, qyteti I Lipjanit ka pas shumë probleme ne kemi rregullue infrastrukturën si në kanalizime ujësjellës që është investim gjerman me standarde të larta që na është dashtë me ndërrua krejt gjatë ndërtimit të rrugës katër korsi që i ka dhënë pamje të mirë Lipjanit ,drejt një qyteti zhvillimor modern. Pastaj rregullimi e shumë hapësirave publike me gjelbërim (parqe ) për qytetar që kur i takoj tani janë falënderues që kemi realizua këto projekte. Punë të mirë kemi bërë me rrënimin e shkollës së vjetër ne qytet pavarësisht prej problemeve politike. Gjithashtu guximshëm kemi liruar hapësirën me lokale tek stacioni I trenit ku aty kemi bërë hapësirë gjelbëruese për qytetarë .Projekti madhor për qytetin ton është projekti I lumit sitnica ,për te cilin e kemi projektin detal që do të zbukuronte Lipjanin dhe do ti jepte krejtësisht pamje tjetër ,ketë do ta bëjmë gjithsesi .Ajo që na shqetëson është se kjo qeverisje po degradon projektet të shumta si rruga katër korsi ne rrugën “Hredin BajramI”duke I ndërrua formën nga katër korsi ne tri i kwto .Ne do të dëgjomë propozimet tuaja dhe sëbashku do të hartojmë programin elektoral ne të mirë të të gjithëve .Ka thënë mes tjerash .z.Buja,Para të pranishmëve kanë diskutuar edhe Selvije Halimi,Ismet Hajrullahu dhe Florent Hoxha./Lipjanipress.com//
Sektori për Informim dhe arkiv
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: