LipjaniPress

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

Lajme

Dy koalicionet parazgjedhore kanë vazhduar t’i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë. Vetëm Vetëvendosje ka publikuar emrat e kandidatëve. Ndërkohë, dy partitë bartëse të koalicioneve, PDK e LDK, kanë thënë se tek të hënën do të bëhen publike se kush dhe si janë renditur për t’u bërë deputet.
Dy partitë kryesore në Kosovë, PDK e LDK, si bartëse të koalicioneve parazgjedhore, kanë refuzuar të publikojnë listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë, të dërguara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim.

Vetëm Partia e Albin Kurtit, deri tash, ka bërë publike listën finale, të kandidatëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

Zyrtarët e PDK’së dhe të LDK’së kanë thënë se vetëm udhëheqësit e partive i kanë listat dhe se gjithçka do të bëhet publike të hënën, kur edhe përfundon afati i fundit për korrigjim e certifikim përfundimtar.

Express ka kontaktuar me disa zyrtarë të PDK’së e LDK’së, por askush s’ka guxuar të japë listën e kandidatëve.

Në PDK kanë thënë se është në dorën e Kadri Veselit se kur do të bëhen publike listat finale.

Ndërkaq, në LDK kanë thënë se po bëjnë disa korrigjime për t’i publikuar pastaj listat. Në mesin e tyre është edhe kërkesa e Behgjet Pacollit të zhvendoset prej numrit 2 në 50. Kjo me arsyetimin se aty dëshiron ta vendos Korab Sejdiun.

Partitë e vogla në koalicione, AAK, NISMA, AKR e Alternativa kanë publikuar vetëm emrat e kandidatëve për deputetë, por jo edhe renditjen e tyre.

Partitë politike kanë dorëzuar listat preliminare për deputetë të premten mbrëma për zgjedhjet nacionale që mbahen në javën e dytë të qershorit.

Kësaj radhe në zgjedhje shkojnë tri blloqe, PDK shkon me AAK e NISMA’n derisa LDK ka lidhur koalicion me AKR’në e Alternativën. Vetëm Vetëvendosje shkon e vetme në zgjedhje. Janë tre kandidat për Kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti e Albin Kurti.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Call Center Agent bewerben Sie sich als Mitarbeiter im Kundenservice für Vodafone (Prishtina)

lipjanipress

“Gëzim Gashi ( Albin Kurti i Ashkalive dhe Egjiptianve)”

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress

Linda Shahini rizgjedhet kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

Matoshi: Kosovës i duhet një President i urtë jo një si Thaçi

lipjanipress

Rrëfimi që do t’ju prekë: Zvicerania që e kuptoi pas 18 vjetësh se është shqiptare

lipjanipress

Konfiskohen 600 kg mish me afat të skaduar në Viti

lipjanipress

Fundjavë e nxehtë por prej të hënës ndryshojnë temperaturat

lipjanipress

Eksperti nga Gjermania: Argumentet që zbulojnë manipulimet dhe mashtrimet e komisioneve për demarkacionin!

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE! QENDRA NË LIPJAN PREZENTON PROGRAMIN ME TË CILIN DO TË UDHËHEQ KOMUNËN

lipjanipress

Miratohet raporti për matjen e territorit – Mustafa shpreson se do ta votojë edhe opozita

lipjanipress

BE kundër pezullimit të dialogut: Nuk kontribuon në normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

lipjanipress
Skip to toolbar