Vazhdon fushata dorë me dorë e kandidatit për kryetar të Komunës së Lipjanit z. Ismet Hajrullahu, kësaj radhe u takua me shitësit e tregut të gjelbër në Lipjan.
z. Hajrullahu ju kërkoi mbështetjen për zgjedhjet e 22 tetorit dhe në të njëjtën kohë ju premtoi këtyre shitësve se në mandatin e tij qeverisës do të bashkëpunoj ngushtë me ta duke i përkrahur tregëtarët e Komunës së Lipjanit për të ju ofruar një lokacion te ri dhe kushte më të mira për shitjen e mallrave të tyre.
Këta qytetarë e mirëpritën z. Hajrullahun dhe njëkohësisht thanë se do ta përkrahin konceptin e Partisë Demokratike të Kosovës duke votuar numrin 94 dhe Forcën e Ndryshimit në zgjedhjet e 22 nëntorit./LipjaniPress.com//
Sektori për Informim!
Facebook Comments