Shtabi zgjedhor i degês ka mbajtur takim për përgaditjet për fushatën zgjedhore e cila fillon me 22 shtator.
Kandidati për Kryetar z. Ismet Hajrullahu kërkoi angazhim më i madh dhe gjithëpërfshirës i të gjitha strukturave për të përquar tek çdo qytetar platëformën zgjedhore të PDK-së.
Poashtu u kërkua koordinim të strukturave për takimet zgjedhore të Kanidatit për Kryetar të Komunës z. Ismet Hajrullahu.
Shtabi zgjedhor shprehu shqetësim për shantazhet që po u bëhen anëtarëve të PDK-së në vendet e punës nga ana e pushtetarëve komunalë, ku janë evidentuar shumë raste të shantazhimeve dhe kërcënimeve nga Imri Ahmeti dhe klika e tij.
Askush nuk mund ta ndalë frymën e fitores së PDK-së, dhe përkrahjen e qytetarëve që po e përkrahin platëformën dhe Kandidatin z. Hajrullahu./LipjaniPress.com//
Sektori për informimit
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: