LipjaniPress

Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

Lajme

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, thotë se çka do që shteti turk konsideron si organizatë terroriste, një gjë e tillë konsiderohet edhe nga ai vet.

Kështu ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së kur është pyetur për kërkesën e shtetit turk për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë. Ai e ka konsideruar primare ruajtjen e marrëdhënieve mes shteteve duke thënë se vlerësimi i Turqisë për organizatën FETO si organizatë terroriste duhet të vlejë edhe në Kosovë.

“Duhet të ruajmë marrëdhëniet mes shteteve. Nëse e ka vlerësuar shteti, ashtu është. Nëse është kërkesë e Turqisë për mbylljen e shkollave, edhe ne e përkrahim”, ka thënë ai.

Yagcilar po ashtu ka thënë se pas referendumit të fundit që i jep kompetenca më të thella rolit të presidentit, përkrahja për Kosovën do të vazhdojë nga presidenti Erdogan. Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme që një shtet si Kosova të ketë përkrahjen e Turqisë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Veseli prapë ia ngatërron mbiemrin deputetes së LDK-së

lipjanipress

Thaçi: Sulmi në Gjermani i pështirë, lutemi për të lënduarit

lipjanipress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

Vuçiqit i pengon Haradinaj si negociator në Bruksel

lipjanipress

Parashikimi i motit prej të hënës deri të premtën

lipjanipress

Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të kandidojnë edhe të akuzuarit për krim e korrupsion

lipjanipress

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve bëhet me veturë të re (VIDEO)

lipjanipress

Kulmet e banesave në Prishtinë të mbuluara me material kancerogjen – lesenit

lipjanipress

Gazetari amerikan pas qëndrimit në Mitrovicë: Në Kosovë, paqja është e ndërtuar mbi ndarjen

lipjanipress

Miratohet rezoluta: Krijimi i Ushtrisë në koordinim me SHBA dhe NATO’n

lipjanipress

Isa Mustafa flet për koalicionin me AKR’në

lipjanipress

Mirsad Tahiri: Jemi me Kombë Ashkanli, Jo RAE

lipjanipress
Skip to toolbar