LipjaniPress

Përkujdesja për të pastrehët, të uriturit dhe të varfrit ështe një nga misionet e Hoxhë Naser Baftiut njëkohesisht edhe Drejtor i Shoqatës Dora e Lirë

Lajme Lipjani

Vullnetarizmi si koncept ka kuptime të ndryshme.

Drejtori i Shoqatës Dora e Lirë z.Baftiu: :Akti i të qenurit vullnetar është një shprehje e lirisë, duke reflektuar ndjeshmërinë për nevojat e të tjerëve dhe shpesh duke përfshirë sakrificën personale.

Në literaturën bashkëkohore ekzistojnë shumë definicione rreth kuptimit të plotë dhe të mirëfilltë të Vullnetarizmit, por nuk ka një definicion të përgjithshëm dhe të vetëm për të. E njejëta vlenë edhe për njerëzit të cilët angazhohen në punë vullnetare, të cilët kanë arsye dhe motive të ndryshme përse ata zgjedhin të kontribuojnë me punën e tyre bamirëse në shoqëri. Njerëzit me më pak angazhim dhe punë vullnetare për shoqërinë, janë njerëz të cilët besojnë dhe thellësisht dëshirojnë që t’u bëjnë jetën më të lumtur njerëzve prej të cilëve rrethohen. Sidoqoftë, një definicion më i përgjithshëm për vullnetarizmin thotë se : Akti i të qenurit vullnetar është një shprehje e lirisë, duke reflektuar ndjeshmërinë për nevojat e të tjerëve dhe shpesh duke përfshirë sakrificën personale.
Kur flitet për vullnetarizmin si koncept lokal, duhet të merren parasysh shumë faktorë historik dhe periudha nëpër të cilën ka kaluar popullata e Kosovës. Prandaj, vullnetarizmi në kontekstin kosovar shpesh është parë jo vetëm si bamirësi por edhe si mbijetesë apo si rezultat i rëndë socio-ekonomik dhe politik në Kosovë .
Kjo Shoqatë Dora e Lirë kryesisht u fokusua në ofrimin e ndihmës për familjët në nevojë. Numri i personave që në një mënyrë ose tjetër u përkrahën nga kjo shoqatë është i madh. Kjo shoqatë Dora e Lirë vazhdon punën, ndërsa aktivistët e kësaj ishin pjesë e popullit me të cilët ndanin brengat. Vullnetari është ai person që shpenzon kohë, mund dhe talent për një çështje ose kauzë pa përfitim financiar.
Ekzistojnë shumë arsye pse njerëzit zgjedhin të bëhen vullnetarë. Arsyet kryesore janë: për ti ndihmuar të tjerët, për të kontribuar për një kauzë dhe për të përmirësuari jetën e të tjerëve.
Vullnetarizmi luan rol të rëndësishëm në jetën e njeriut , përfshirë : edukimin, shëndetin, kujdesi social, zhvillimin dhe mundësi për një jetë më të mirë.
Z .Baftiu drejtori i Shoqatës Dora e Lirë ka bërë përpjekje maksimale për ta zbutur qeshtjen e banimit për familjen Danqi në Gadime, ndonëse kjo familje ka një shtëpi të ndërtuar një katshe, por jo e meremetuar. Prandaj, per ta finalizuar, z. Danush Ademi si kryetar i partisë së PDAK-së  i ka thënë z. Baftiu se kjo familje nuk ka dokumente legjitime për banim në këtë shtëpi dhe dyshoj që mund ta finalizojë shtëpinë në mungesë të dokumentacionit. Prandaj, jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje të tjera të pranueshme për ta përfunduar këtë shtëpi. Njëkohesisht Drejtori i Shoqatës Dora e Lirë z.Naser Baftiu ka pershendet në shenjë falenderimi edhe kryetarin e Shoqatës Dora e Lirë Vedat Truda dhe staffin: Arsim Rexhepi, Bashkim Kelmendi, Ruzhdi Demaci, dhe Erduan Ibrolli me këtë grup njerëzish mundohemi ti ndihmojm të rrezikuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojen e ndihmës. z. Baftiu poashtu ka thënë se deri tani asnjëher nuk janë përkrahur nga ndonjë lider subjekteve politik për minoritete deri më tani përves se kësaj here nga Suhat Ademi i cili edhe i takon subjektit politik të Partis Liberale Egjiptiane ku edhe besoj se kjo është bër me pajtimin e kryetarit të PLE Veton Berisha ku edhe i falënderojm përzemërsisht.

“Lipjanipress.com” 21 shkurt 2018

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

Gjilan: Merr para ryshfet, arrestohet nga policia

lipjanipress

Çfarë kishte shkruar 10 ditë më parë Jashari për presidentin Thaçi?

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

lipjanipress

Veseli bashkëbisedon me rininë në Prizren (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka pritur një grup studentesh të Kolegjit UBT

lipjanipress

Pas shpërthimit të trafos, Ferronikeli i kthehet punës

lipjanipress

URGJENTE: VETERANI I UÇK-së Sabedin Agushi është në gjendtje kritike në QKUK kërkohet gjak Grupi 0 Negativ

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Mandati për Qeverinë: Ivanov nesër nis konsultimet me partitë politike

lipjanipress

Demarkacioni dhe Ushtria të kryhen para zgjedhjeve, thotë Bulliqi

lipjanipress
Skip to toolbar