LipjaniPress

Përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës

Lajme

Sot përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, ku ushtria dhe policia serbe gjuajti tri granata me ç’rast gjetën vdekjen gjashtë persona, si dhe u plagosën rëndë e lehtë mbi 128 shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve mbetën invalid.

Përkujtimi i kësaj masakre do të bëhet në orën 14:20, në vendin ku ishte tregu i gjelbër në Mitrovicë, ku gjetën vdekjen një grua rome me një fëmijë dhe një vajzë.

Sipas organizatorëve të këtij përkujtimi, disa prej invalidëve më vonë vdiqën nëpër spitale të ndryshme, jo në Kosovë por jashtë Kosove.

“Shumë prej atyre që mbetën invalid, kanë mbetur pa dy këmbët siç është Behxhet Salih Haziri, 30 vjeç. Aktualisht jeton në Suedi. Këtij iu plagosen edhe vëllai, Xhaferi dhe babai, Salihu banorë të lagjes “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, pa një këmbë, me një këmbë të çalë, pa gishtërinj të këmbëve, pa gishtërinj të duarve, me nga një dorë të paaftë për punë, me njërin sy të verbër, me veshë të shurdhër etj. Po ashtu edhe me të dyja këmbët e këputura, Rrahim (Zukë) Peci (63), i cili pas disa ditësh vdiq në një spital në Beograd. Po ashtu, në spitalin e Beogradit pati vdekur pas disa ditësh edhe Ragip (Rifat) Bajrami (50) nga fshati Koshtovë e Bobit, banor i përhershëm i fshatit Fushë-Ibër (Zhabar). Pati edhe shumë tjerë të plagosur rëndë e lehtë emrat e të cilëve nuk kemi mundësi tua cekim kësaj radhe pasi janë të shumë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Lipjani si gjithmon zemërgjerë për djaloshin 25 vjec Sejdi Smajli, mblidhen afro 40 mijë euro për pak orë

lipjanipress

Kush është grupi që ka vendosur “t’i vrasë tradhtarët”?

lipjanipress

AKR mbështet protestën e së shtunës me Ramushin.

lipjanipress

Rumunët s’e ndalin protestën

lipjanipress

“Shqiptarët nuk vlejnë për ne!” Gazetari shqiptar i përgjigjet Marine Le Pen: Shqiptarët të dhanë Napoleonin, Nënë Terezën, mos doni edhe…

Press Lipjani

Aksidentohet për vdekje motoristi shqiptar në Zvicër

lipjanipress

Në Holandë refugjatët vendosen në burgje (FOTO)

lipjanipress

Pronari i arrestuar i motelit ku qëndruan personat që plagosën Vllasin (Foto)

lipjanipress

Gjatë fundjavës në Shkup 23 aksidente, një i lënduar rëndë disa veta më lehtë

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Vetëm 4 % e grave trashëgojnë pronë

lipjanipress

Këshilli i Prindërve kundërshton grevën e nesërme

lipjanipress
Skip to toolbar