LipjaniPress

Përurohet projekti: “Përmirësimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, faza e dytë”

Lipjani

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot ka pritur në zyrën e tij Drejtorin e Zyrës Zvicërrane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët bashkarishtë kanë përuruar projektin “Përmirësimi i Hapësirave Publike Faza e II-të” në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti dhe tha se me këtë projekt është arritur që të krijohen hapësira gjelbëruese dhe rekreative të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët lipjanas dhe banorët e lagjeve, ku gjithashtu është bërë edhe rregullimi i trotuareve, si dhe vendosja e semaforëve dhe bus-stacioneve që kanë qenë të domosdoshme për qytetin.
Në shenjë respekti dhe falenderimi Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për Drejtorin e Zyrës Zvicërrane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne si dhe Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën dhe që Komuna e Lipjanit të vazhdoj të ketë një mbështetje ashtu siç ka pasur në vitet 2015 – 2016, jo vetëm në financimin e projekteve por edhe me asistencën që kanë ofruar për të rritur përformancën e Administriatës në disa sektorë.
Ndërsa Drejtori Patrick Etienne tha se ndihet i lumtur që sot gjendet në Lipjan dhe se qëllimi i kësaj vizite është që të shohim për së afërmi punimet që janë zhvilluar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Komunën e Lipjanit. Ai tha se çdo investim që bëhet duhet të jetë në favor të qytetarëve me mundësi që edhe ata të përfshihen në procesin e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i projektit DEMOS, Norbert Pijls është shprehur se Komuna e Lipjanit ka bërë një punë të shkëlqyeshme në përmirësimin e hapësirave publike dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Fillimisht Komuna ka pasur një shumë të madhe të bashkëfinancimit në këtë projekt si dhe gjatë gjithë kohës ka pasur angazhim të vazhdueshëm nga Kryetari i Komunës dhe stafi i tij profesional./Lipjanipress.com//

  

  

  

  

  

  

  

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Xhevat Shyqeri Berisha:Vota e shpresës, është vota për Kryetarin Kampion

lipjanipress

OPERACIONET NË ZEMËR NË KOHË PANDEMIE

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

Nënkryetari Xhemajli priti në takim Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Nga sot ndërpres aktivitetin tim politikë në PDK.

lipjanipress

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka pritur në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

lipjanipress

U ndihmuan me miell mbi 600 familje me nevojë në tërë Kosovën

lipjanipress
Skip to toolbar