LipjaniPress

Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit(FOTO)

Lajme Lipjani

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ambasadori i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, Per Strand Sjaastad sot kanë përuruar projektin “Sistemi i unifikuar i adresave”, projekt me anë të të cilit janë vendosur numërat për rreth 15 mij hyrje në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se është mirënjohës dhe falenderues ndaj Qeverisë Norvegjeze dhe Autoritetit Hartografik Norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit.
“Për ne është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm që është përfunduar me sukses. Konisderoj se tanimë është kompletuar sistemi i adresave për të gjithë qytetarët e Lipjanit, sistem ky që sigurisht do të mirëmbahet dhe do të azhurnohet” – tha kryetari Ahmeti.
Nga ana tjetër ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur që sot vizitoi Lipjanin dhe tha se është shumë i kënaqur që një projekt i till kaq i nevojshëm është implementuar me sukses në këtë komunë.
Në shenjë falenderimi për kontributin e tyre, Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për ambasadorin Per Strand Sjaastad dhe për Drejtorin e Autoritetit Hartografik Norvegjez, Helge Onsrud, ndërsa në shenjë respekti për bashkëpunim të mirë, Drejtori Helge i dhuroi Kryetarit Ahmeti kutinë postare.
Projekti është pjesë e Sistemit të Adresave dhe është bashkëfinancuar nga Autoriteti Hartografik Norvegjez, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Komuna e Lipjanit./Lipjanipress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress

Zvicra e dëbon kosovaren pasi ia morri “socialit” 235 mijë franga

lipjanipress

Kryetari i AAK-se ne Lipjan Dr. Fitim Selimi se bashku me nje pjese te anetareve te kryesise se AAK-se kane bere homazhe te varrezat e Deshmoreve dhe Martireve te luftes ne Sllovi dhe Terbufc.

lipjanipress

Berina Berisha që po mahnit Amerikanet me veshjet e brendeve dhe markave të shtrenjëta. (Foto)

lipjanipress

Komisioni i angazhuar për matjen e territorit – “Ndodh që nuk e bëjmë matjen”

lipjanipress

Vajza filloi të bërtiste, kur nëna e saj i pa dorën u shokua (Video)

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Mishi i kalbur nga Brazili, BE në alarm! Po Shqipëria?

lipjanipress

E rrahu dhe e la të zhveshur ish-të dashurën në rrugët e Shkupit

lipjanipress

Nis mbledhja e LDK’së, Mustafa ekzagjeron me punën që kjo parti ka bërë nëpër komuna

lipjanipress

Press Lipjani

Haradinaj mesazh nga Franca për Pavarësinë

lipjanipress
Skip to toolbar