Te pakenaqur me gjendjen, katastrofale, gati ne te gjitha fushat e jetes, qe e ka kapluar Kosoven, por edhe me zhvillimet politike, nuk jane vetem ata qe kete randim, mbi supe e bartin ne perditshmerine e tyre, e cila i ka cfilitur deri ne palce. Kjo ka prekur edhe shume bashkatdhetare, te cilet, dhe perkunder jetes se mire qe mund ta kene ne kurbet, assesi nuk mund te pajtohen me mjerimin qe ka kapluar atdheun e tyre. Ka edhe prej ayre qe nuk bezajne. Sikurse qe ka, prej tyre qe veq sa nuk cirren me ze te arte, per pakenaqesite dhe dhimbjen qe ndjejne per atdheun e tyre. Njeri nder ta eshte edhe lipjanasi Nehat Dodaj,i cili nepermjet disa vargjeve,ka deshmuar, se sa eshte i pakenaqur me gjendjen qe mbreteron ne atdheun e vet.
Populli im
që sovran je në atdhe
E shenjtë qoftë vota e jote
Ardhtë fuqia e jote
U bëftë dëshira jote
e dalur nga vota jote
Si në malet, fushat, lumenjtë e liqenjtë e tu
Ashtu edhe në fshatrat e qytetet tua
Zërin tënd që ngrite ndër shekuj
ngrite edhe sot
Dhe mos fal ata që në emrin tënd
pasuri dhe pallate ndërtuan
Mos ke mëshirë ndaj të ligëve
Sikur se ata mëshirë për ty nuk kanë
Sepse ti je sovrani dhe toka është e jotja
E jotja është vota dhe fuqia e saj
Në emër të kombit dhe gjakut të derdhur
Dhe në emrin e Lirisë
Tani e përherë deri në jetën e jetëve
Kudo që buka quhet bukë
e uji ujë
Dhe besa- besë është!!!