LipjaniPress

Policia jep detaje për protestën e sotme kundër ardhjes së Vucicit në Kosovë

Lajme

Policia ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që u mbajt në 5-6 lokacione të ndryshme, ku qytetarët ishin mbledhur për të shprehur kundërshtimin për ardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vucic në Kosovë

Policia ka njoftuar se nga mbledhja e disa qytetarëve në lokacione të ndryshme, ka bërë që për pak kohë të bllokohet dhe të ndërprehet përkohësisht qarkullimi i automjeteve.

“Gjatë kësaj periudhe kohore sa ka zgjatur pengimi i qarkullimit të trafikut, disa autobus me qytetarë të komunitetit serb që kishin planifikuar që të niseshin për në drejtim të Leposaviqit kanë vendosur të kthehen në lokacionet ku banojnë, ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar në drejtim të Leposaviqit pa probleme”, thotë raporti.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, nga disa grupe të ndryshme qytetarësh, janë bërë disa pengesa (bllokime) të rrugëve, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve është bërë në disa lokacione të ndryshme të Kosovës (5-6 lokacione), duke filluar afërsisht rreth orës 08:00 të mëngjesit, për të përfunduar pas një apo dy orësh.

Policia e Kosovës, me njësitet e saja relevante policore, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën e paraqitur, me qëllim të normalizimit të situatës dhe krijimit të mundësive për qarkullim të automjeteve në trafik.

Qytetarët në shenjë proteste kanë penguar qarkullimin e automjeteve, duke bllokuar rrugët me mjete të ndryshme, ku sipas informacioneve të pranuara bllokimi është bërë me qëllim që të shprehin pakënaqësitë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe kundër vizitave dhe ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë.

Qytetarët e tubuar në këto lokacione gjatë protestimit të tyre kanë pasur flamuj kombëtarë dhe flamuj të Republikës së Kosovës, si dhe disa pankarta në të cilat shkruante: “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi”, “Drejt Brukselit e jo drejt Moskës”, “Të ndërtojmë së bashku Kosovën… etj.

Pas një periudhe kohore afërsisht prej një apo dy orëve qytetarët janë larguar nga rrugët dhe komunikacioni është normalizuar për qarkullim.

Gjatë kësaj periudhe kohore sa ka zgjatur pengimi i qarkullimit të trafikut, disa autobus me qytetarë të komunitetit serb që kishin planifikuar që të niseshin për në drejtim të Leposaviqit kanë vendosur të kthehen në lokacionet ku banojnë, ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar në drejtim të Leposaviqit pa probleme.

Vlen të potencohet se protestat kanë përfunduar të qeta pas një apo dy orësh varësisht prej lokacioneve dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident, ku njësitet policore janë kujdesur për qarkullimin e autobusëve, automjeteve dhe në mbarëvajtjen e trafikut.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Daçiç: Thaçi nuk mund ta lirojë Haradinajn

lipjanipress

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

KEDS: Nuk i intereson a rrezikohet jeta e qytetarve (FOTO)

lipjanipress

E pazakontë në Vlorë/ Seks në makinë, vdes gjatë aktit 58-vjeçari

lipjanipress

Propaganda e Beogradit: Kosova po përgatit sulm në Veri

lipjanipress

Ndrroi jet gazetari Ganimet Klaiqi

lipjanipress

Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video)

lipjanipress

Lekaj: Shpresoj që Mustafa të mos ulet më kurrë në karrigen e kryeministrit

lipjanipress

Ta ndihmojmë invalidin e luftës Irfan Xhaferin

lipjanipress

Mesazhi i Votuesit në Fletëvotimin e Ferizajt

lipjanipress

Zaevin e shpallin shqiptar

lipjanipress

Vdekja e 27-vjeçares në Gjinekologji: Familja kërkon ekspertizë të re (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar