Gjatë ditës së martë rreth orës 10:00, në filialin e bankës “Raifaisen” në Shtime, ka ndodhur një grabitje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit. Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka njoftuar se lidhur me këtë rast të dyshuar janë së paku katër persona.
Sipas policisë, dy nga katër të dyshuarit kanë qenë të armatosur me armë të gjata. Nuk raportohet për të lëndar. Ndërkohë që grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë Euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve.
Gazeta Express, ka raportuar sot gjatë ditës lidhur me këtë rast.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: