LipjaniPress

Posta gjermane kërkon punëtorë nga Kosova

Lajme Lipjani

Posta gjermane (Deutsche Post DHL), gjegjësisht regjioni i Bonn-it (Niederlassung Bonn) është e interesuar në bashkëpunim dhe punësim afatgjatë të të rinjëve nga Kosova në profesionin e postierit.

Në grupin e parë do të përzgjedhen 28 persona, e një bashkëpunim i tillë – sipas sinjaleve të dhëna nga Deutsche Post DHL – do të vazhdojë edhe më tej.

Përzgjedhjen dhe trajnimin e të interesuarve do t’a bëjë personi zyrtar i autorizuar nga Deutsche Post DHL – Hasan Jonuzaj, në bashkëpunim dhe koordinim me udhëheqësit e regjionit të Bonn-it (Niederlassung Bonn).

Sipas nevojave dhe dëshirës së këtij regjioni postar, të përzgjedhurit mund të fillojnë me punën e tyre në detyrën e postierit nga shtatori i vitit 2018.

Kriteret e aplikimit për të interesuarit:
1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
2. Mosha e preferuar 20 – 40 vjeçar-e (M/F)
3. Të ketë njohuri të gjuhës gjermane në shkrim dhe lexim (sjellja e ndonjë dëshmie për njohjen e gjuhës)
4. Të posedojë patent – shofer (kategoria ?, të dorëzohet një kopje
5. Vërtetimin që tregon se kandidati nuk është nën hetime

Pagesa për aplikim është 10 euro për person (në këtë çmim përfshihen të gjitha qështjet teknike të aplikantëve para fazës së trajnimit).

Dorëzimi i dokumenteve bëhet përsonalisht nga të interesuarit, duke filluar nga data: 26.06 – 03.07.2018 (çdo ditë) nga ora 10:00 – 17:00 në Restaurant “Hamza” (kati i dytë) në qendër të Malishevës, përballë parkut “Adem Jashari”.
Të gjitha informacionet e hollësishme i gjeni në fotot e më

poshtme në gjuhën gjermane.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mimoza Kusari i përgjigjet të përditshmes “Zëri”

lipjanipress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress

Nuk kishte vend në burg, lirohet kosovari në Gjermani

lipjanipress

Fushata Zgjedhore për Zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, po merr dimensione të reja zhvillimi nëpër komuna të Kosovës. Të enjëten koalicioni LDK-AKR-A, ka mbajtur konventën Zgjedhore me anëtarët dhe simpatizuesit e këtyre subjekteve politike.

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

lipjanipress

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

Presidenti dhe Kryeministri s’thonë asnjë fjalë për dorëheqjen e Shefit të AKI’së

lipjanipress

PDK-Lipjan, nominon z. Shukri Bujën për kryetar të Lipjanit!

lipjanipress

Serbia ka bllokuar linjën energjetike Kosovë-Shqipëri

lipjanipress

Cili minoritet në Kosovë është në gjendje më të vështirë?

lipjanipress

Vendimi për Haradinajn më së largu deri më 14 shkurt – Serbia ende s’i ka dorëzuar letrat

lipjanipress
Skip to toolbar