LipjaniPress

Projektrezoluta e PE-së: Lista Srpska të ndahet nga Beogradi dhe të punojë për Kosovën

Lajme

Parlamenti Evropian kërkon që autoritetet e Kosovës që “menjëherë të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Gjithashtu, në Projektrezolutën për Kosovën të miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, thuhet se kjo duhet të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në Projektrezolutën, e cila më pas në seancë plenare duhet të miratohet nga Parlamenti Europian, thuhet se ende nuk ka filluar hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, i cili në dokument shënohet si “Asociacion”, ashtu siç e quajnë institucionet në Kosovë, raporton agjensia Beta.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, deputetja austriake e të “gjelbërve”, Ulrike Lunacek, ka përgatitur një raport që shërbeu si bazë për projektrezolutën. Ajo kërkon përsëri nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, duke pretenduar se do të “kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Po ashtu “urgjentisht kërkohet nga drejtuesit e komunitetit serb në Kosovë, që pozitën dhe rolin e tyre në tërësi t’a integrojnë në institucionet e Kosovës, që të ndahen nga Beogradi dhe të punojnë në mënyrë konstruktive për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Në dokumentin të cilin e diskuton Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, shprehet “shqetësim lidhur me strukturat ende ekzistuese paralele serbe, dhe ka kërkuar largimin e tyre”.

Eurodeputetët “i bëjnë thirrje palëve të interesuara që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme dhe të kënaqshme për gjendjen e kompleksit të minierave të Trepçës”.

Ata u shprehën të kënaqur në arritjen e marrëveshja Kosovë-BE për Asocim dhe nënvizojnë se “është shqetësuese që parlamenti i Kosovës ka ngecur plotësisht në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi”. Ata thonë se liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës mund të pritet vetëm kur autoritetet në Prishtinë e plotësojnë këtë dhe kushtet e tjera.

Një kusht tjetër i rëndësishëm është, siç theksohet, “që të arrihen rezultate të prekshme në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar”.

Eurodeputetët “shprehin përsëri shqetësimin në lidhje me ritmin e ngadaltë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, dhe për shkak se “nuk është i nënshtruar drejtësisë, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Krijimi i një gjykate të veçantë në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në projekt-rezolutën është referuar si një “hap vendimtar për të siguruar drejtësinë dhe pajtimin”.

Gjithashtu mirëpret fakti që Kosova ka marrë statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe “i bëhet thirrje Serbisë që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe rajonalë”. /Express/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Lekaj: Shpresoj që Mustafa të mos ulet më kurrë në karrigen e kryeministrit

lipjanipress

U bënë gati katër muaj të bllokimit të punës së Kuvendit komunal nga Kryesuesja e KK- së në mënyrë të jashtëligjshme duke shkel rëndë LVL

lipjanipress

VARFËRIA DHE KUSHTET E JETESËS SË KOMUNITETIT ASHKALI

lipjanipress

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

lipjanipress

Çelaj thotë se Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë

lipjanipress

Ramush Haradinaj përkrahet fuqishëm në Lipjan!(FOTO)

lipjanipress

Goditet organizata terroriste “Syri i Popullit”, arrestohen 5 persona

lipjanipress

Këto janë faktet pse kerkoj dorëheqjen e Shpend Ahmetit (video)

lipjanipress

Ky është dënimi që i pret ata që tentojnë të votojnë dy herë

lipjanipress

Janë bërë hit në internet, por e vërteta për to është shokuese

lipjanipress

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga dhomat Speciale

lipjanipress

Papa Françesku i reagon Trumpit: Nuk je i krishter nëse i përzë refugjatët

lipjanipress
Skip to toolbar