LipjaniPress

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi

Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë kohës sё konfliktit të armatosur nё Kosovё, mё 5 maj 1999, nё Vushtrri, në bashkëkryerje, ka vepruar nё kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtarë nё fuqi gjatё kohës sё luftёs, duke shkelur Nenin 3 (1a) tё përbashkët pёr katër Konventat e Gjenevës, tё datës 12 gusht 1949, po ashtu edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2, duke kryer veprimet e më poshtme:

I. Pasi ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civil të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civil shqiptar tё identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu.

II. Duke vepruar nё mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve tё nacionalitetit shqiptar me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende.

III. Me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur tё holla nё shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilet e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 tё dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.

Më këtë i pandehuri, nё bashkëkryerje ka kryer veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile, nё kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Ligjit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (LPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katёr Konventat e Gjenevës, e përfshirë edhe ne nenin 152 (1) dhe (2.1) dhe nenin 153 (1) dhe (2) lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës sё Kosovёs.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /GazetaExpress/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Austri: Arrestohen 8 terroristë të dyshua

lipjanipress

Së shpejti fillon rregullimi i objektit social në Magurë

lipjanipress

Deklarat Primare 25 Pikëshe nga Lëvizja Për Ndryshim

lipjanipress

Raportohet se ka humbur Xhejlane Abdullahu

lipjanipress

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon Komunën e Lipjanit me miell, pako higjenike dhe ushqimore

lipjanipress

Policia britanike: Jemi duke e trajtuar sulmin si incident terrorist (Foto)

lipjanipress

Agjenti serb: Haradinaj s’u arrestua për krime lufte, prapa tij qëndrojnë njerëz të CIA’s dhe NATO’s (Video)

lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Përplasja frontale me kamionë: Ati dhe fëmija vdesin në aksident në B 462 në Dunningen të Gjermanis

lipjanipress

Zyrtari i AAK’së kritikon Shpend Ahmetin pse keqpërdori familjen për të arsyetuar jahtin

lipjanipress

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

lipjanipress

Harrojeni Gjermaninë, ky vend hapi rrugën për punësim dhe “letra”, ja si mund t’i merrni shumë lehtë

lipjanipress
Skip to toolbar