Gazetari i cili njihet për afërsinë me kryetarin aktual të Lipjanit, Granit Duriqi, është takuar me kryetarin e PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani.
Në foton që e ka siguruar portali “Lipjanipress”, shihen Duriqi dhe Rizani në një restaurant në Lipjan.
Në takim kanë marrë pjesë vetëm ata dy. Duke u thirrur në burime të portalit tonë mbrenda PDK-së, gazetarit Duriqi, i’u është bë ftesa për të qenë pjesë e PDK-së së Lipjanit në zgjedhjet lokale të cilat mbahen në tetor të këtij viti.
Gazetari Duriqi është kontaktuar nga portali dhe ai as nuk ka mohuar e as pohuar asgjë rreth lajmit për një aderim të mundshëm të tij në PDK. “Koha do ti dëshmoi të gjitha reth pytjes tuaj”, ka thënë shkurtimisht Duriqi. Se a do të kemi ndonjë aderim të mundsshëm të Duriqit në PDK, apo është vetëm një takim pune me kryetarin Rizani, mbetet të shihet në ditët në vijim.