LipjaniPress

Publikohet raporti i institutit GAP për qytetari aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës

Lajme

 

Të mërkurën në Ferizaj, është mbajtur konferencë Institutit GAP, me ç’rast është bërë publikimi i raportit lidhur me qytetarinë aktive në lokalitetet e ndryshme të Kosovës, ku u diskuta rreth lokaliteteve në të cilat komuniteti është i organizuar në kryerjen e punëve vullnetare me interes të përgjithshëm.

Në këtë konferencë mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remz Elezi, si dhe përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Albulena Ndrecaj nga organizata INPO tha se ky takim është organizuar mes INPO-s dhe Institutit GAP dhe që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për t’u angazhuar në aktivitete publike , për punë vullnetare si dhe për të qenë me shumë aktiv ndaj zhvillimeve politike dhe infrastrukturore.

Ndërsa Agron Demi nga Instituti GAP ka prezantuar shembuj konkret se si në Kosovë, funksionojnë disa fshatra që mund të jenë model edhe për fshatrat tjera.

E nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa para të pranishmëve ka prezantuar edhe shumë shembuj se si funksion komuna jonë, por edhe fshatrat.

“Një rol të rëndësishëm mendoj se e luajnë edhe institucionet arsimore, pa dallim nivelin e tyre, në mënyrë që pastrimi i ambientit konsiderohet si një nga prioritetet dhe jo si një akuzë që mund t’i kthehet si bumerang pushtetit lokal. Unë e konsideroj shumë të domosdoshme që ne të merremi edhe me forma tjera sensibilizuese, si për shembull me realizimin e videove, që mund të investohet edhe nga komuna, e që do të ndikonin në aktivizimin e ndjenjës së vullnetarisë”, tha kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, u shpreh se në këtë konferencë u nxor konstatim se potenciali eksiton, por ai është i fjetur.

“Ne duhet të jemi mjeshtër se si duhet ta zgjojmë këtë, edhe tek institucionet, edhe tek qytetarët, pra neve na ka munguar se si mund të provokojmë qytetarët tanë për disa aspekte që t’i marrin në dorën e tyre. Duke u nisur prej identifikimit të nevojave të tyre, rekomandimit për ato e deri tek zgjidhja për disa që mund të jenë praktike. Mendoj se ky është edhe një provokim edhe për ne si institucione, se çfarë mund të bëjmë ne”, tha Naim Ismajli, kryetari i Shtimes.

Ndërkaq, për kryetarin e Hanit të Elezit, ky hulumtim nuk duket edhe fort i besueshëm Rufki Suma, thotë se shumica e fshatrave të Hanit të Elezit janë të organizuar në këtë mënyrë çfarë GAP-i i përmendi, edhe pse në prezantimin e këtij instituti nuk figuronte asnjë fshat i kësaj komune.

‘’Kemi 13 këshilla të fshatrave, zakonisht kryetarët takohen në takime të rregullta dhe sjellin plane vjetore ku raportojnë para kuvendit. Ne i kemi pajisur ata edhe me telefona pa pagesë që lidhen me të gjitha institucionet komunale. Po ashtu kur është çështja e dëgjimeve publike ata informohen dhe pastaj përmes tyre marrin pjesë shumë banorë. Edhe tek ne ka aktivitete që i pamë në raportin e GAP-it, mos të flasim vetëm për çështjen e pastrimit, që është dukuri e rregullt, por edhe shumë aktivitete të tjera që iu lejon ligji”, tha Suma.

Në këtë debat morën pjesë edhe disa përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt dhe komunave për rreth, ku shumica theksuan se për një qytetari aktive duhet një sensibilizim më i madh i qytetarëve të këtushëm,njofton “FerizajPress”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

VALA, PAS FUSHATËS ME NUMËR JEP EDHE 3 MIJË EURO PËR BRITANIKUN E UÇK

lipjanipress

Vetëvendosje u shkon tek dyert qytetarëve për t’i thirrur për protestën e nesërme

lipjanipress

Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, ka të lënduar

lipjanipress

Ahmetaj BE-së: Liberalizimi i vizave, tani ose kurrë

lipjanipress

Shpellat e harruara nga insitucionet (Video)

lipjanipress

Familja Curri fal shoferin që ia mbyti vajzën Bleranda

lipjanipress

HOTI-HARADINAJT: MOS SHIT TRIMËRI

lipjanipress

A e dini se kryeministri i Kanadasë është feminist?

lipjanipress

Këshilltari i Kryeministrit: Thaçi mund të flasë me këdo, me Serbinë flasin veç në Bruksel

lipjanipress

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi

lipjanipress

“Zaev ka pranuar ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”

lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress
Skip to toolbar