LipjaniPress

PUNËTORI PËR TË MBËSHTETUR KOMUNITETET E TË MËSUARIT SË BASHKU

Lajme
Shtime, më 12.4.2017: Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) së bashku me GIZ-in gjerman kanë organizuar punëtori për të mbështetur Komunitet e të mësuarit së bashku, me ç`rast do të përpilohet plani i tyre i veprimit.

Në punëtori marrin pjesë drejtorët e shkollave, nga dy mësimdhënës të shkollave sipas niveleve  dhe nga një përfaqësues i Këshillit Drejtues të Shkollës, nga radhët e prindërve. Trajnere e kësaj punëtorie është znj. Arlinda Gashi-Bajgora.

Komunitetet e të mësuarit së bashku kanë për qëllim rritjen e nivelit të komunikimi dhe bashkëpunimit në mes të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Shtimes, duke shkëmbyer përvojat e tyre në fushat me interes për shkollat.

Ky projekt i GIZ-it gjerman,  është hartuar dhe projektuar pas analizave të shumta që janë bërë në kuadër të trajnimeve që kanë zhvilluar drejtorët e shkollave në tërë Kosovën, në kuadër të programeve të GIZ-it, dhe si rekomandim ka dalë se komunikimi në mes të shkollave është në nivel të ulët. Komuna e Shtimes është komuna e parë në Kosovë që ka filluar zbatimin e këtij projekti.

Drejtori i Arsimit, Hajrullah Ademaj, gjatë vizitës që i bëri punëtorisë, së bashku me zyrtarët komunalë, theksoi se është shumë me rëndësi rritja e komunikimit në mes të shkollave sepse duke shkëmbyer përvojat e mira mund të ndikojmë në ngritjen e cilësisë në procesin edukativo-arsimor, shembull organizimi i mësimit shtues, plotësues dhe aktivitetet e lira apo edhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me kurrikulat.

Komunitetet e të mësuarit së bashku kanë për qëllim rritjen e nivelit të komunikimi dhe të bashkëpunimit në mes të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Shtimes, duke shkëmbyer përvojat e tyre në fushat me interes për shkollat.

Pasi që Komuna e Shtimes ka gjithsej tetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, ato janë ndarë në dy komunitete.

Komunitetetet e shkollave e përbëjnë:

SHFMU ,,Idriz Ajeti”- Pjetërshticë, SHFMU ,,Abdullah Shabani”- Carralevë, SHFMU ,,Skenderbeu”- Reçak dhe SHFMU ,,Hasan Prishtina”- Godanc.

SHFMU ,,Lasgush Poradeci”-Muzeqinë, SHFMU ,,Bajram Curri”-Petrovë, SHMU ,,Emin Duraku”-Shtime dhe SHF ,,Emin Duraku”-Shtime

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Letër e hapur për Thaçin: President, nise plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

lipjanipress

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

lipjanipress

Takime “urgjente” për Kosovën në Serbi

lipjanipress

Hashim Thaçi jep një lajm të ri për vizat! (VIDEO)

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress

Mbyllet stacioni i trenit në Dyseldorf, 5 të lënduar nga sulmi me sëpatë

lipjanipress

Rritet niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë

lipjanipress

Thaçi: Progresi nëntëvjeçar i Kosovës është vlerësuar nga Trump dhe liderët europianë (Video)

lipjanipress

Policia britanike: Jemi duke e trajtuar sulmin si incident terrorist (Foto)

lipjanipress

Opozita kritikon komunën e Lipjanit për tejkalim të numrit të të punësuarve

lipjanipress

Avni Nazmi Limani :kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

N J O F T I M:Njoftohen qytetarët për vazhdimin e afatit të konkursit publik për ndarjen e banesave në Komunën e Lipjanit.

lipjanipress
Skip to toolbar