Sipas parashikimeve të kryeministrit Isa Mustafa, përfaqësuesit serbë në Qeveri e Kuvend tash do të duhej të ishin në vendet e tyre të punës, por bojkoti i tyre po vazhdon.
Madje, shefi i deputetëve serbë në Kuvend, Slavko Simiq, ka thënë se as nuk e kanë në plan të kthehen në institucione.
Por, Qeveria do t’i presë, pavarësisht se sa kohë i duhet listës për t’u bindur të kthehen.
Zëvendës-ministri i pushtetit, Lokal Bajram Gecaj, thotë se koalicioni nuk mund të funksionojë mbi bazë të kushteve e shantazheve, prandaj do të presin sa kohë t’i duhet listës.
“Ne do t’i presim aq gjatë sa ata kanë nevojë sepse përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës është një kërkesë kushtetuese, edhe pse ka mënyra të ndryshme ë përfaqësimit serb megjithatë mënyra më e mirë është përfaqësimi përmes atyre të cilët janë zgjedh pra të cilët kanë dalë në vota dhe janë zgjedh ta përfaqësojnë atë komunitet. Me ata ne nuk flasim me mënyrën e shantazhimit”, tha Gecaj për KTV’në.
http://www.dailymotion.com/video/x5ckgkl_gecaj_news