Nga:Hysni Gashi
Të dashur bashkëluftëtarë,
Ndonëse koalicioni i krahut të luftës dhe mbështetja nga çlirimtaret ishte shumë e madhe që të formohet një qeveri të bartësve të luftës çlirimtare,me shpresën se do punoj në interesin e veteranëve dhe qytetarëve, në interesin e luftës dhe çlirimtarëve dhe vizionit të dëshmorëve, sot, sikur po e dëshmon se nuk është e tillë
Me ç’rast nga afër jam duke përcjell qeverinë me numrin me të madh të kabinetit të saj që i ka braktisur çlirimtaret dhe mendon se vetëm më një pension të kategoris sociale përfundon obligimi për ta.
Po e shoh së sa të injoruar e të përbuzur po mbesin edhe në përfaqësimin e tyre por edhe në vizitat e tyre nga Kryeministri dhe kabineti qeveritar. Kjo qeveri me se paku deri me tani ka çlirimtar ne të nga qeverit e kalume dhe më se paku i përfaqëson ata.
Ditëve ne vijim do ta publikoj listën se sa kjo qeveri që thirret ne vlera të luftës ne vlera të çlirimtarëve se sa çlirimtar afroj ne qeveri dhe dikastere të tjëra dhe sa ishte insistimi i atyre që janë të thirrur ne mbrojtje të veteranve (OLV-UÇK-së)Por jo vetëm kaq edhe ne komuna do të bëj të njejten gje se sa çlirimtar u avancuan nga kryetaret e tyre që kërkuan votën kësaj kategorie.
Do ta bëjë me të vetëmen arsyje sepse ne zgjedhje të tjëra me gjas që nuk do të kalon as viti mos ta kërkojnë votën të krahu luftës dhe t’i avancojn ata që ishin kundër saj dhe mos të thirren në emrin e tyre dhe mos të manipulojnë më kategorinë që i bën rast social dhe më të përbuzur në Kosovën e pasluftës!/LipjaniPress//