LipjaniPress

Qeveria: S’kemi humbur territor, tani ta përmbyllim demarkacionin

Lajme

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, të publikuar sot nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga Akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë.

“Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”.

Qeveria e Kosovës, vazhdon komunikata, respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Krejt në fund të njoftimit thuhet se Qeveria e Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj. /Gexpress/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

lipjanipress

Berina Berisha që po mahnit Amerikanet me veshjet e brendeve dhe markave të shtrenjëta. (Foto)

lipjanipress

Ish antari i VV, studenti nga Dardana paralajmëron parti të re polike, themelimin e 1 Levizje

lipjanipress

Daçiç: Thaçi nuk mund ta lirojë Haradinajn

lipjanipress

Luftoi për kosovën iku në francë dhe u kthye përseri për ta vrarë vëllanë në lipjan

lipjanipress

Deklarata befasuese e Daut Haradinajt për Vlora Çitakun (Video)

lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

Takim zyrtar mes Greg Delawie dhe Adnan Rrustemi diskutuan për ecurinë e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

lipjanipress

Procesi gjyqësor vazhdon kundër të akuzuarve për puç në Mal të Zi

lipjanipress

Zaev: Ivanov të mos humbë kohë, të na e japë mandatin

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti dhe Kryeministri Avdullah Hoti përuruan shkollën e re në Magurë të Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar