Hallaqi i Madh beson në punën e kryetarit Imri Ahmeti
“Unë kam pasur një “mandat dy vjeçar” sepse dy vitet e para jam detyruar të paguaj borxhet e trashëguara nga qeverisja e më hershme. Kjo më ka pamundësuar realizimin e tërësishëm të projekteve të parapara.” është shprehur kryetari Ahmeti, duke shtuar se shumë shpejt në mandatin e tij të dytë do të ndërtohet përmendorja e Dëshmorit Arsim Zeqiri.
Ndërsa i ka premtuar banorët e Hallaqit të Madh se edhe Hallaqi i Madh do të jetë i trajtuar barabartë me fshatrat e tjera, ku do të investohet në projekte infrastrukturale, asfaltim të gjitha rrugicave dhe ndriçim publik e trotuare në çdo lagje.
Kryetari Ahmeti i ka ftuar banorët e këtij fshati që në këto zgjedhje votën e tyre mos ta ndajnë në subjekte të ndryshme politike, por ta orientojnë për të, sepse vetëm kështu ata do të votojnë për të ardhmen e tyre dhe për jetësimin e projekteve të shumta që ka paraparë në platformën e tij qeverisëse për mandatin e dytë.
LDK-Lipjan
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: