LipjaniPress

Rasti i dy gjyqtarëve nga Veriu i Kosovës: Marrin më shumë se 1 mijë euro rrogë në muaj pa asnjë ditë pune

Lajme

Dy gjyqtarë serbë për gati 10 vjet nuk dalin në punë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndonëse marrin pagë çdo muaj. Për këtë është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, por kryetari i këtij institucioni nuk ka pranuar të flasë për rastin në fjalë. Pagat për gjyqtarë në Gjykatën Themelore kalojnë mbi 1000 euro në muaj. Secilit prej këtyre i derdhen në konto mbi 14 mijë euro në vit, ani pse nuk vijojnë punën.

Ruzica Simic dhe Zoran Pavic, që nga viti 2008, vetëm për një muaj kanë kryer punën e tyre si gjyqtarë në Mitrovicë. Asnjëri prej tyre, për gati 10 vite nuk kanë marrë mbi supe gjykimin e asnjë rasti as në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës kur ishte funksionale, e as tash që është Gjykatë Themelore.

Megjithatë, gjyqtarët serb Simic dhe Pavic gjatë gjithë këtyre viteve janë paguar çdo muaj nga buxheti i Kosovës.

Vetëm nga viti 2013 kur janë angazhuar si gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës ata janë paguar rreth 1200 euro në muaj pagë të plotë të gjyqtarëve, pa ushtruar funksiononin e tyre.

Se dy gjyqtarët serb nuk kryen punën e tyre në gjykatë, për Gazetën Express e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Ali Kutllovci.

“Vallah që 10 vjet, jon gjyqtarë që u duftë me punu me neve, po pos nja 1 muaj kom mrri mi pru ktu. Rrogat i marrin, me punu s’punojnë”, ka thënë të mërkurën Kutllovci për Gazetën Express.

“S’punojnë kurrë. Rrogat i marrin”, ka përsëritur, përmes telefoni, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Tutje, ai ka treguar se vetëm vitin e shkuar kishte arrituar t’i detyronte këta gjyqtarë të dilnin në punë në këtë gjykatë, porse kjo kishte zgjatur vetëm një muaj dhe më sipas Kotllovcit nuk janë paraqitur.

“Arsyetimi i tyre ka qenë se nuk po na krijoni kushte në Zubin Potok dhe Leposavic, se na nuk mundemi me udhtu”, tregon për Gazetën Express drejtuesi aktual i Gjykatës në Mitrovicë, e cila me objekt është e vendosur në qendër të Vushtrrisë.

Ali Kutllovci po ashtu konfirmon se gjatë gjithë kohës është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për mungesat e tyre.

Madje, thotë se për dy vite sa ushtron detyrën e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, personalisht ka njoftuar KGJK’në çdo muaj për këtë rast.

“Çdo muaj, këshilli është raportuar që ata s’po punojnë”, tregon Kutllovci, duke lënë të kuptohet se nuk ka marrë asnjëherë përgjigje apo masë për ankesat e tij ndaj dy gjyqtarëve serb të Kosovës.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e KGJK’së, Nehat Idrizin. Ai përmes telefonit ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me e-mail, porse deri të enjten pasdite nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Zoran Pavic është i dekretuar si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm penal të Gjykatës Themelore të Mitrovicës qysh kur kjo gjykatë funksiononte si Gjykatë e Qarkut.

Në seksionin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në ueb-faqen e KGJK’së, nuk ka asnjë të dhënë për gjyqtarin serb në fjalë. Derisa, për gjyqtaren Ruzica Simic kjo faqe jep disa informacione, porse janë shumë të mangëta dhe të pa përditësuara. Fotografi të saj nuk ka.

Aty thuhet se Simic është e angazhuar si gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda, por Gazeta Express merr vesh se që nga viti 2013 kur gjykata e Qarkut e Mitrovicës u shndërrua në Gjykatë Themelore, Simic është gjyqtare në departamentin e përgjithshëm të kësaj gjykate.

Secili prej këtyre dy gjyqtareve serb, Ruzica Simic dhe Zoran Pavic, llogaritet t’i marrin gjithsej nga buxheti i shtetit të Kosovës nga mbi 14 mijë euro në vit për ndarjen e drejtësisë në Mitrovicë, funksion që asnjeri prej tyre nuk e kreu që nga viti 2008. Paga mujore për gjyqtarë në Gjykatat Themelore në Kosovë llogaritet diku rreth 1200 euro në muaj.

Me mungesat e tyre në punë, nga 1 shtatori i vitit 2016, kur nisi zbatimi i Kodit të ri të Etikës për Gjyqtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, këta gjyqtarë llogaritet t’i kenë shkelur disa nga pikat e këtij kodi qysh nga dita kur hyri në fuqi pas shfuqizimit të Kodi Etik dhe Sjelljes Profesionale për Gjyqtare i i amandamentuar më 5 shtator 2006.

“Funksioni gjyqtarit ka prioritet kundrejt të gjitha aktiviteteve tjera të gjyqtarit”, thuhet në piken e parë paragrafit të Kodit Etik për Gjyqtarë që rregullon Zbatimin e Profesionalizmit dhe përgjegjësisë në punë për gjyqtarët.

Pika tjera që llogariten të jenë shkelur nga kodi i etikes, në rastin e gjyqtarëve Simic dhe Pavic janë edhe pika 5.2, 5.5 dhe 5.6.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

lipjanipress

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti uron 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve

lipjanipress

Nis mbledhja e LDK’së, Mustafa ekzagjeron me punën që kjo parti ka bërë nëpër komuna

lipjanipress

Veseli pas rrënimit të murit: Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar

lipjanipress

ATK në janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit (FOTO)

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

AKR mbështet protestën e së shtunës me Ramushin.

lipjanipress

Limaj: Serbia po bën hajgare me Thaçin dhe Mustafën

lipjanipress

Turqia arreston 610 persona, dyshohen për terrorizëm

lipjanipress

“KEDS-i nuk iu shit vëllait turk, por e blenë ata që e shitën” [video]

lipjanipress

Shpërthen një bombë në qendër të Beogradit, dridhet i gjithë qyteti (Foto dhe Video)

lipjanipress

Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar