Përfundimisht, Kuvendi i Kosovës i jep epilog Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi pas tre vjetësh zvarritjeje në këtë proces. Kësisoj kosovarët shumë shpejt do të mundë të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen, raporton Gazeta Express
Kjo marrëveshje mori 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.
Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, në vitin 2015, kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa.
Kuvendi u përball me gaz lotsjellës e ndodhi të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.
Pamundësia për ta çuar tutje Marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë “Mustafa”.
Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrah edhe nga partneri qeverisës i Mustafës, PDK-ja