Lipjan, 30 gusht 2017
PDK dega në Lipjan shprehë shqetësim për vendimin e Komunës së Lipjanit për të furnizuar me kifle nxënësit e kominitetit RAE, meqë ky vendim është diskriminim në baza etnike dhe si i tillë përbën shkelje të të drejtave të komuniteteve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Për më tepër, ky vendim po përdoret për të joshur komunitetet meqë tashmë jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe nëpërmjet buxhetit të qytetarëve, ky pushtet në mënyrën më të ulët, po manipulon për një grusht vota.
Duke u thirrur në diskriminim pozitiv, Komuna e Lipjanit po e thellon edhe më shumë ndasinë etnike, nëse marrim shembull Shkollën e Mesme të Ulët ‘Ismail Luma’ e cila ka përbërje shumëetnike, ky veprim do të nxitë urrejtje ndërmjet nxënësëve.
Ky ‘ privilegji’ që iu ka bërë nxënësve të komunitetit RAE ata i bënë më të diskriminuar dhe të nënçmuar në shoqërinë e tyre.
Ne i bëjmë thirrje Komunës që të ndaloj përdorimin e metodave të tilla të cilat ofendojnë rëndë integritetin e komunitetit RAE.
Komuna e Lipjanit si institucion duhet të jetë e hapur dhe e barabartë për të gjitha komunitetet, pa dallim.
Çdo tentim për manipulim, për përfitim të votave, është i papranueshëm dhe si i tillë do të luftohet ndërmjet mekanizmave ligjorë./LipjaniPress.com//
Sektori për informim
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: