LipjaniPress

Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë

Lajme Maqedoni

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike.
Sipas Ahmetit, partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.

Ky është postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në çdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

BE kundër pezullimit të dialogut: Nuk kontribuon në normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

lipjanipress

Kryeministri i Kanadasë dëgjon Kuran (Video)

lipjanipress

Mediat serbe: Thaçi do t’ua japë para deputetëve serbë për të votuar për ushtrinë

lipjanipress

Në kujtim të përvjetorit të Masakrës së Reçakut

lipjanipress

Biografi nga Ylli Shala Kandidat në Asamblen Komunale nga radhet e Nisma për Kosovën.

lipjanipress

Theret me thikë një person në Prishtinë

lipjanipress

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress

Zvicra në nevojë për 134 mijë punëtorë të rinj me orar të plotë

lipjanipress

Anita Muçaj – Haradinaj ka thënë se e ka pritur një shtyrje të seancës nga Gjykata e Colmarit

Press Lipjani

Maqedoni – Nga 2.900 bursa vetëm 373 për studentët shqiptarë

lipjanipress

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

lipjanipress

Brukseli, liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Qetësohuni

lipjanipress
Skip to toolbar