LipjaniPress

Reagon Gazmend Abrashi, i përmendur si sekser i Dino Asanajt në Zona Express

Lajme

Pas publikimit të dokumentarit të Zona Express, “Njëmbëdhjetë thikat”, ka reaguar biznesmeni Gazmend Abrashi.
Ai thotë ndër të tjera se “krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë”.

Redaksia e Zona Express sqaron edhe një herë të gjitha ato që janë thënë për z. Abrashi bazohen në dokumentet e organeve policore. Në Kallëzimin Penal të Policisë së Kosovës të deponuar në EULEX dhe te Prokurori Publik, Paskal Persoons, Gazmend Abrashi – “Mena” përshkruhet si pjesë e grupit të sekserëve të Dino Asanajt bashkë me Naser Osmanin, Astrit Haraqinë, Ukë Rugovën, Adelina Reqica-Asanajan e Burgim Gashin- “Agrollapi”.

“I dushkuari Gazmend Abrashi duke pasur shoqëri shumë të mirë me bashke aksionaret e Grandit, Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupi ka shfrytëzuar që sekserëve (të dyshuarve të përfshirë në këtë rast) t’iu ndihmoj në finalizminin e marrjes së parave të dëshiruara, ju afrohet bashke aksionarëve, pasi që sekserët Astrit Haraqija dhe Ukë Rugova nuk ia kishin arrit qëllimit ti merrnin nga Behgjet Pacoli shumën e parave për zhbllokimin e privatizimit të Hotel Grandit. Kjo konfirmohet nga incizim i ofruar nga Remzi Ejupi që i dyshuari (Gazmend Abrashi në këtë rast) shkon në një takim dhe iu kërkon para për zhbllokimin e privatizimit të Hotel Grandit. Po ashtu kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e dhënë e dëshmitarit Remzi Ejupi në lidhje me këtë të dyshuar (Gazmend Abrashin pra) i cili iu kishte kërkuar para për këtë çështje”, thuhet në kallëzimin penal të Policisë së Kosovës.

Zona Express ka konsultuar krejt këto dokumente që i ka edhe Prokuroria, pra këtë dokument dhe transkriptin e intervistës me shumë detaje nga Remzi Ejupi, dhe të gjitha konstatimet në dokumentarin “Njëmbëdhjetë thikat” janë të bazuara vetëm në dokumente.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Familjarët e Grupit të Kumanovës një ditë para vizitës në Prishtinë ja çka i shkruajnë Zaevit!

lipjanipress

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

Merkel kundër Trumpit: Terrorizmi nuk është justifikim për ndalimin e hyrjes së njerëzve në Amerikë

lipjanipress

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Kështu reagoi Veseli kur Isa Mustafa e la sallën e Kuvendit (Foto)

lipjanipress

Shefi i NATO’s flet në Prishtinë edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës?

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress

Hahn: Kodi telefonik rezultat i dialogut Kosovë – Serbi

lipjanipress

Kerkohen 10 mjeshter ne gjermani Darmstadt

lipjanipress

LDK-Lipjan: Baica dëshmoj se di të mbështes ata që punuan për të mirën e tyre

lipjanipress

Kushtet e komuniteteve për Kurtin

lipjanipress

Megjithatë kryeministri thotë se do ta mbrojë lirinë e mediave

lipjanipress
Skip to toolbar