LipjaniPress

Reagon Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan

Lipjani

REAGIM NDAJ SHPIFJEVE TË VAZHDUESHME TË PORTALIT ULPIANAPRESS

Paniku në të cilën është katandisur kryetari edhe disaditësh i komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, i cili humbjen e tij të sigurt me 22 tetor, po përpiqet ta fshehë përmes manipulimit të opinionit publik, e spekulimeve të pseduoportaleve lokale në Lipjan.
Pasiqë qytetarët e Lipjanit i kanë kthyer shpinën Imri Ahmetit, duke kërkuar një qeverisje të drejtë, zhvillimore, me duar të pastra e në shërbim të qytetarëve, Imri Ahmeti, i vetëdijshëm për këtë dhe veçmas për disfatën dërrmuese që po e pret me 22 tetor, ka zgjedhur rrugën e spekulimeve, gënjeshtrave e manipulimit të publikut për të penguar fitoren e qytetarëve të Lipjanit për një komunë që vihet në shërbim të tyre.
Pasi që bleu editorë të portaleve, e favorizoi portalin tjetër, sot UlpianaPress, i ashtuquajturi portal, e që më së paku ka të bëjë me portal që informon publikun në mënyrë të drejtë e të paanshme, në fakt është vetëm një mjet i dobët dhe i padobishëm propagandues i Imri Ahmetit.
Spekulimet që po qarkullojë nga Ulpianapress, të porositura nga Imri Ahmeti e të sponsorizuara nga ky portal, se kinse Lëvizja VETËVENDOSJE në Lipjan është në kaos, janë vetëm shfaqje e një dëshire të papërmbushur të Imri Ahmetit, por asgjë nuk ka të bëjë me realitetin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Lipjan, si asnjëherë më parë është në kulmin e rritjes e zgjerimit. Për cdo ditë, zyret e Lëvizjes janë përplot qytetarë që paraqiten për t’u anëtarësuar, mbështetur, adresuar hallet dhe nevojat e tyre dhe ofrimin e gatishmërisë për t’u angazhuar në funksion të Lipjanit ndryshe, Lipjanit me qeverisjen e VETËVENDOSJE-së.
Prandaj, rezultati i 11 qershorit, do të thellohet edhe më shumë më 22 tetor, për të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! po angazhohet në ofrimin e një programi zhvillimor e që i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Lipjanit, program ky, i cili së bashku me listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit dhe me kandidatin për kryetar të komunës së Lipjanit, do ta bëjnë ndryshimin në Lipjan./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

BUJA AKUZON PROKURORINË SE PO E PENGON TË KANDIDOJË PËR LIPJANIN

lipjanipress

Blerim Ruzhdi Ukaj: Biografia e Kandidatit për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje!

lipjanipress

Mbahet mbledhja e KK-së ,të Lipjanit: Votëbesimi i kryesueses tëKuvendit të Komunës Vlora Limani-Hajnuni: unë jam këtu që ti masim numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë,

lipjanipress

Në qytetin e Lipjanit është ngritur Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari (VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Krojmiri ishte ndalesa e radhës ku kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi programin për Krojmirin dhe Lipjanin.

lipjanipress

Aksidentohet një veturë në Bregun e Zi (FOTO)

lipjanipress

Hajrullahu ” Arsimi profesional, prioriteti ynë kryesor” Konjuh,

lipjanipress

B.Olluri: Në shenjë falënderimi ,,Të jemi krenar për këta mjekë Kosovarë”

lipjanipress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

lipjanipress

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ,dega në Lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar