LipjaniPress

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

Lajme

Moderatori i lajmeve në RTK, Resul Sinani, ka lënë televizionin publik për t’iu bashkëngjitur partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Këtë e ka bërë të ditur vetë Sinani, duke treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezenton lajmet në RTK.
Gazeta Express raportoi sot gjatë ditës se Resul Sinani do t’i bashkohej së shpejti Nismës, e këtë e ka konfirmuar vetë moderatori, duke thënë se do të lë RTK’në për t’u bërë pjesë e skenës politike.

Ky është shkrimi i plotë i Sinanit:

Një MIRËMBETSHI e pa thënë

Të nderuar miq,

Sot kisha menduar që ta kem edicionin e fundit të lajmeve në RTK, në studion ku jemi takuar prej 17 vjetësh, dhe aty t’ju thoja ‘mirëmbetshi’ për herë të fundit me mirënjohjen më të madhe ndaj jush!

Mirëpo, siç e keni kuptuar nga shkrimet e sotme në portale, unë kam vendosur që të mos e ushtroj më këtë profesion. Pas publikimit të këtij lajmi, “mirëmbetshi” më duhet t’ju them vetëm përmes këtij postimi në FB. Kolegëve të Gazetës Ekspress, që e kishin kuptuar dhe e botuan lajmin, nuk di a t’ua marr inati, apo t’u them faleminderit, sepse e kisha të vështirë dhe nuk e di a do të mund ta përballoja moderimin e sontëm, duke e ditur se ai do të ishte i fundit. Ndoshta më mirë kështu!

Prandaj, përmes këtij postimi për të gjithë dua të konfirmoj dy gjëra:

– PO, nuk do të jem më në RTK dhe këtu e përfundoj udhëtimin tim në media pas gati 19 vjetësh.

– PO, do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate.

Të tjera që janë shkruar në tekstet e portaleve, nuk i konfirmoj, por ia lë të ardhmes!

Përveç politikës, me mburrje e them se do të jem pjesë e Kolegjit AAB, ku do të vazhdoj të jap kontributin tim si profesor i lendëve të Komunikimit dhe Gazetarisë, profesion të cilin e ushtroj prej më shumë se një dekade dhe për të cilin jam shkolluar.

Me këtë rast, kam kënaqësinë dhe ndihem i nderuar por edhe krenar që kam mundësinë t’ju drejtohem shikuesve të RTK, kolegëve dhe të gjithë miqve të mi, por edhe familjes sime, për t’ju shpheur falenderimet e pakufishme që më kanë përkrahur, mbështetur, shoqëruar dhe më kanë qëndruar afër përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për vendimin tim, e di që e kam mirëkuptimin e të gjithë atyre duhet, prandaj i falenderoj, sepse ai mirëkuptim është motiv dhe shtytje në rrugëtimin e ri. Prandaj shumë faleminderit!

Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit.

Kolegëve në NISMA Socialdemokrate, të cilëve shpejti do t’iu bashkohem në rrugëtimin e tyre që e kanë nisur para katër vjetësh, iu premtoj angazhim të sinqertë me gjithë potencialin tim.

Mirëmbetshi!

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

lipjanipress

Këto janë arsyet që Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 bashkëpunëtorëve të tij

lipjanipress

A u kopjua logo e 10-vjetorit të Pavarësisë? Vjen sqarimi nga presidenca

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

VMRO apel gjykatësve: Mos bashkëpunoni me Prokurorinë Speciale

lipjanipress

Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve që nuk i njeh askush

lipjanipress

Pagat e tre personave më të paguar në Kosovë sa të ardhurat e 170 familjeve

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE-LIPJAN: GADIMJA DËSHMON PËRKRAHJEN PËR SELATIN RETKOCERIN DHE LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

lipjanipress

Ankand për ta ndihmuar veteranin e UÇK’së, Jon Harrison

lipjanipress

Arrestohen pesë kosovarë në Zvicër për korrupsion

lipjanipress

“Keqardhje” e Beogradit për kohën e humbur të Kosovës me zgjedhje

lipjanipress

Shala nuk beson se serbët do ta rrënojnë vetë murin

lipjanipress
Skip to toolbar