LipjaniPress

Rrëfimi i plakut që e rrahën e ia dogjën shtëpinë në Mitrovicë

Lajme

Fazli Deliu nga Mitrovica për më shumë se tri javë po endet nëpër spitale të ndryshme për ta shëruar plagën e thellë që ka morë në trup. 77- vjeçari thotë se është sulmuar nga një person brenda shtëpisë së tij në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol.

Në një rrëfim për “Indeksonline”, Deliu ka shpjeguar se si një person, i cili pretendon se është familjarë i kryetarit të komunës, e sulmoi dhe më pas ia vuri flakën shtëpisë ku jeton ai.

“Një person me thikë në duar ka ardh në shtëpinë ku rri dhe e ka shky jastëkun dhe e ka kallë me flakë, ma ka kall dorën me naftë (acid) dhe më ka thanë “o ki me kallë ose ka me të masakru”. Është kushëri i kryetarit. Ai ka ba skandale dhe kush se dënon”, ka thënë ai.

Më tej, Deliu tregoi se ka njoftuar edhe organet e sigurisë për rastin në fjalë mirëpo të njëjtit, sipas tij, nuk kanë marrë pasa konkrete për sulmuesin.

“Jam kanë në polici dhe më kanë thanë se s’ki dëshmitar, çka po don ma shumë dëshmitarë se dora dhe shpija që ma ka kall. Kanë ardhur disa persona më kanë ndihmu dhe më kanë pru te mjeku”, është shprehur ai.

Ndryshe, Deliu është duke u ndihmuar nga disa persona të Mitrovicës të cilët përkohësisht e kanë strehuar të njëjtin në njërin prej hoteleve të qytetit. Poashtu e kanë dërguar në Qendrën Klinikeve Universitare të Kosovës për t’ia shëruar plagët e kraharorit.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mërgimtari kosovar tregon tmerrin që i ndodhi në Serbi

lipjanipress

Darmanovic: Bëhemi pjesë e NATO-s në fund të majit

lipjanipress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

lipjanipress

Zjarr në një punëtori në burgun e Idrizovës

lipjanipress

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

lipjanipress

Familja e Selatin Bajramit nga Medveci bëhet me shtëpi të re

lipjanipress

Pas Vetëvendosjes, edhe Lista Srpska bëhet parti

lipjanipress

I ri në moshë por i suksesshëm, biznesmeni lipjanas ka disa këshilla për të dhënë

Granit

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress

Dardan Molliqaj mashtroi kur tha se muri vetëm do të shkurtohet (FOTO)

lipjanipress

Kjo është dëshmia që e konfirmon! Iluminati ekziston

lipjanipress

Ja ku e kishte kaluar natën 4 vjeçari i humbur në Mramor

lipjanipress
Skip to toolbar