LipjaniPress

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut (FOTO)

Lajme

Një avion luftarak i flotës detare amerikane që po shkon drej Korenë e Veriut është rrëzuar në det. Avioni “A-18E” është përplasur në Detin Celebes, në jug të Filipineve, ndërkohë që po tentonte të ulej në aeroplanmbajtesin “ Carl Vinson”.
Burimet ushtarake pohojnë se avioni, pjesë e “Carrier Air Wing 2”, kishte përfunduar “operacionet rutinë të fluturimit” por kishte pësuar një defekt gjatë përpjekjes për t’u ulur.

Piloti u hodh në mënyrë të sigurt përpara përplasjes dhe nuk raportohet se ka pësuar ndonjë lëndim serioz, shkruan “AFP”.

Donald Trump e përshkroi armadën e udhëhequr nga “ Carl Vinson “si një demonstrim i vendosmëriosë amerikane kërcënimeve bërthamore që vijnë nga Koreja e Veriut.

Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean.

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak./syri.net/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kjo është dëshmia që e konfirmon! Iluminati ekziston

lipjanipress

U mbajt mbledhja e 3-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

lipjanipress

Ja sa do t’i kushtonte Kosovës krijimi i njësisë së helikopterëve

lipjanipress

Sërish sulme në Siri, vriten dhjetëra persona

lipjanipress

Departamenti i Gazetarisë mban konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

lipjanipress

ISIS-i thirrje për sulme dhe luftë ndaj Evropës gjatë muajit të Ramazanit

lipjanipress

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shteti

Press Lipjani

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

KEDS-i kishte mashtruar me reduktime, dënohet me 45 mijë euro

lipjanipress

Partitë në pushtet dhe ato në Opozitë takohen për demarkacionin

Press Lipjani

Ta ndihmojmë bashkarisht me aq sa kemi mundesi, kontribo edhe ti…..

lipjanipress

Mësuesja dhunon nxënësin në një Shkollë.

lipjanipress
Skip to toolbar