LipjaniPress

S.Retkoceri: Para pak ditësh botova një shkrim/opinion në njërin nga portalet e shumëta të Lipjanit.

Lipjani Op/Ed

Shkrimi prekte një temë të rëndësishme për gjendjen e arsimit dhe degradimin që i është bërë atij prej vitit 1990 e i cili vazhdon edhe në ditët e sotme. Ulpianapress ishte interesuar që për hirë të 5-10 komente të disa komentuesve që nuk dinin as të shkruanin në gjuhën shqipe, sepse të njejtit kanë dalë nga këto shkolla për të cilat unë po jepja një opinion/vlerësim timin individual.
Titulli i autorit apo portalit ishte bombastik: Shumë komentues e kanë bombarduar S.R. Në fakt nga ato shumë komente ndoshta 10 gjithësj, prej të cilave së paku tre ishin të të njejtit person dhe nuk u vërejt se kishte bombardim dhe jo që kishte ndonjë koment që gazetari është dashtë të nxjerrë temë nga këto komente të cilat qytetarët kanë drejtë ti japin.
Problemi qëndron te portali ULPIANAPRESS dhe drejtuesi i këtij portali i cili më kishte shkruar në mesazh se nuk po dëshiron ta postoj një shkrim timin sepse gjoja në shkrimin tim paska akuza për kryetarin e komunës. Unë si kryetar i Qendrës së VV-së në Lipjan por edhe kryesia e Qendrës kanë vërejtje të mëdha për nivelin e Qeverisjes në komunën e Lipjanit e sidomos në tri fusha: Arsim, Shëndetësi dhe zhvillim ekonomik e me theks të veqantë në Bujqësi. Blerja e lirisë së shprehjes nga paraja e taksave të qytetarëve nuk është e lejuar.
Ka kohë që ne kemi vërejtur që shumica e portaleve të Lipjanit edhe pse shumë pak të lexuara janë në tutorën e kryetarit të komunës. Para katër vitesh ato në shumicë i sherbenin z.Buja, tani thuajse komplet janë kthyer në favor dhe në sherbim të z. Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit. Vetretimi për këte është kur ditën e premte është publikuar lajmi se: Besart Troshupa, themelues dhe drejtor i LipjaniNews, Granit Duriçi, drejtor dhe themelues i UlpianaPress i bashkangjiten LDK-së. Sipas informatave të sakta që posedojmë edhe 3 apo 4 portale tjera lokale janë në sherbim të kryetarit. Shqetësimi i opozitës është se Mediumet çfardo qofshin ato nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë favorizuese partiake dhe mediatike të subjekteve politike. Zgjedhjet lokale po vijnë, shqetësimi ynë po rritet, duke parë se kryetari aktual po blenë mediumet/portalet me paranë e taksave të qytetarëve duke subvencionuar apo ndihmuar me pak lek këto portale po kthehen në mbulues mediatik të një partie politike në rastin tonë të LDK-së. Lipjanit i mungon një televizion lokal dhe radio stacion që do të mbulonte aktivitetin partiak të subjekteve të Lipjanit. Lipjani me disa portale që lexohen ONLINE mbulon aktivitetet e subjekteve politike, Vetëvendosje duke parë flirtimin e drejtorëve të portaleve me kryetarin e komunes, qysh tani e kemi humbur besimin se këto portale do të na trajtojnë barabartë me partinë në pushtet LDK-në./LipjaniPress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nëndega e Mirenës ,sot ishte nikoqire e takimit të radhës së PDK-së!

lipjanipress

Hajrullahu – ‘Shoqëria civile do të jetë pjesë e kabinetit tim’

lipjanipress

Nisma Për Kosovën: Tubim në Lipjan me datën 25.09.2017 në ora 17:00 Shtepia e Kultures “Tahir Sinani”

lipjanipress

U mbajt mbledhja e 3-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar fshatin Babush

lipjanipress

Avni Nazmi Limani :kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

PROF. DR. VEHBI IMERI MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress

Genoveva Ruiz Calavera dhe Apostolova priten nga Kryetari Ahmeti

lipjanipress

Biografia e kandidatit për kryetar, z. Selatin Retkoceri

lipjanipress

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

Njoftim – Kuvend zgjedhor në degën e PDAK-së në Lipjan

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës në fillim të muajit shkurt

lipjanipress
Skip to toolbar