LipjaniPress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

Lajme

Bislim Zyrapi, Këshilltari për Siguri i Presidentit Hashim Thaçi, ka treguar se sa trupa dhe çfarë armë do të kenëUshtria e ardhshme e Kosovës.

“Janë 5000 trupa aktive, 2500 trupa do të jenë rezervë. Është e mjaftueshme si forcë që mbron sovranitetin e Kosovës, ashtu si edhe e mjaftueshme për të përballuar buxheti i Kosovës”.

“Është e mjaftueshme si forcë që është planifikuar me këtë numër të trupave”.

“Zhvillimi i FSK-së në Ushtri nuk mund të bëhet për një natë, është e planifikuar saktë se sa zgjatë, andaj çdo vit ndahet nga 5 milion euro për të rritur zhvillimin e saj. Kjo as nuk e dëmton buxhetin”.

Këto komente Zyrapi i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Armët ose teknika që do të përdoret do të jenë armë të këmbësorisë, do të ketë kapacitet të armëve të rënda si tanke”.

Nuk do të ketë aviacion, nuk mund ta ketë se është territori i vogël i Kosovës. Do të ketë njësi të helikopterëve por jo aviacion”.

“Për fillim mund të blihen 3 ose 6 helikopterë por kjo do të shkojë gradualisht, varësisht edhe buxhetit të FSK-së”.

“FSK-së i nevojiten edhe armët për mbrojtje, duhet të jenë edhe armët kolektive që tash FSK nuk i ka, poashtu FSK nuk i ka armët kundër tankeve, armë kundër ajrore etj”.

Zyrapi ka folur edhe për atë se a do të shkojë Ushtria e Kosovës në veri të vendit.

“FSK nuk ka shkuar deri tash në Veri e në të ardhmen lokacionet do të vendosen në aspektin më të volitshëm”.

Këshilltari i Thaçit, ka thënë se “Varet nga Kuvendi kur do ta procedojë dhe votimi i Ushtrisë, varet prej deputetëve, varet prej Komisioneve, por nevoja është e menjëhershme”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

lipjanipress

Hasan S Zeneli: Kur bota rrotullohet rreth komandant dreqit !!!

lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress

Asfaltohet rruga e fshatit Resinovc

lipjanipress

Qeveria Mustafa pranë rrënimit, ja çfarë thotë partia e tij për koalicionin

lipjanipress

170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

lipjanipress

Rrëfimi i shtatzënës shqiptare që i shpëtoi sulmit në Stokholm

Press Lipjani

Gjilan: Merr para ryshfet, arrestohet nga policia

lipjanipress

Kuvendi Komunal miraton buxhetin për vitin 2019-2021

lipjanipress

Luftë fjalësh ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Çfarë thotë Daçiq pasi kolegu kroat i refuzoi kërkesën për takim

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress

Ramadan Muja, një mandat duke u ballafaquar me drejtësinë

lipjanipress
Skip to toolbar