Njoftim opinionit të gjërë:
Percjell /LipjaniPress
Unë Sabit Rrahmani në cilësi të përfaqësuesit të parë legjitim të komunitetit Ashkanli, kam marrë vendim që sot me datën 12 Nëntor 2017, t’i shpallë heronjë të gjithë 85 të vrarit e komunitetit Ashkanli , të identifikuar si Ashkanli.
Kam zgjedh pikrisht 12 Nëntorin sepse sot bëhen 17 vjet nga djegia mizore e Emrah Hasanit 12 vjeqarë , i cili është dëshmori më i ri i Ashkanlive , dhe vrasja e tij ishte e dhimbshme sepse u djeg i gjallë. Le të jetë 12 Nëntori dita e përkujtimit e të vrarëve tanë.
Medaljet për heronjët e kombit janë gati, dhe do t’ju shpërndahen familjeve në Kosovë gjatë muajit dhjetorë 2017 në një ceremoni të përbashkët të familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre./LipjaniPress
Me respekt: Sabit Rrahmani
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: