Lipjan 7 Qershor
Kandidati I Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës z.Selatin Retkoceri si i ri ka bartur një peshë të rëndë për ta çuar përpara çështjen e Kosovës.
Gjatë punës së tij janë parë rezultatet e pritura. Edhe pse relativisht i ri në moshë z.Retkoceri angazhohej në punë grupore dhe individuale si një profesionist I vërtet. Ai, ishte një ekonomist i denjë dhe si i tillë ia dilte me lehtësi ti përfundonte detyrat të cilat ia parashtroheshin. Selatin Retkoceri tani është Magjistër i shkencave ekonomike. Ai ka qenë 8 vite profesor i lëndëve ekonomike në Kosovë, dhe është certifikuar si trajner në menaxhim projektesh, kontrollin e administrimit të brendshëm, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, standardet e kontabilitetit dhe tatimet në programe të mbajtura në Vjenë, Romë, Torino, etj.
Selatin Retkoceri ka qenë kontabilist dhe këshilltar financiar në disa kompani të sektorit privat, dhe më herët, ndërsa, gjatë viteve 1990, ka drejtuar Këshillin Komunal për Financim në Lipjan dhe ka qenë anëtar i Këshillit Komunal për Emergjencë. Ne fillim të viteve 2000, ai ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Lipjanit dhe Drejtorit për Financa, njëherit edhe të Drejtorit të Administratës Publike në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë të Kosovës. Gjithashtu, z.Retkoceri , ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal – Prishtina. Aktualisht është menaxher financiar në KP “Standard Benz”. Selatin Retkoceri është zgjedhur kryetar i Qendres së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan dhe delegat në Këshillin e Përgjithshëm./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: