LipjaniPress

Selatin Retkoceri: Qytetarët kanë rastin që tani ta ndëshkojnë keqpërdoruesin e parasë publike (FOTO)

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Donacionet nga jashtë kanë për qëllim që infrastruktura të rregullohet ashtu si duhet e jo të keqpërdoren.

Qytetarët kanë rastin që tani ta ndëshkojnë keqpërdoruesin e parasë publike. Lipjan 7 tetor Bashkëqytetar të nderuar të vendbanimeve të Lipjanit, jam i detyruar të ju drejtohem dhe të ju informoj lidhur me keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike, parasë tuaj që në formë tatimi ua merr shteti.

Fotografitë tregojnë se si ndërtohen trotuare dhe kurrë nuk shkelë këmbë njeriu, se si ndërtohen trotuare në anën e poshtme të rrugës dhe prishen kanalizimet, trotuare të ngushta që dy persona nuk i zenë të ecin së bashku. Kjo duhet të ndalet.

Mirëpo, mund ta ndalni vetëm ju të nderuar qytetarë të nderuar me 22 tetor, kur me votën tuaj do ti ndëshkoni këta manipulues dhe keqpërdorues të parasë publike. Prandaj, duke votuar Vetëvendosjen, do të ju thoni stop veprave të këqija që po i bëjnë këta matrapaz qe 18 vjet.

Por nuk janë vetëm trotuarët është për keqardhje” rregullimi” disa shtretërve të lumenjëve nëpër fshatra. Shumë lumenjë të fshatrave të Lipjanit, pas rregullimit dhe investimeve të konsideruara që janë bërë duken shumë keq për syrin e qytetarit.

Një donacion nga jashtë ka pasur për qëllim që shtretërit e lumenjëve në qendrat e fshatrave të rregullohen, betonohen dhe zbukurohen me rrasa gurësh dhe kubëza betoni. Iniciativa ishte e mirë, por sikur ky investim u bë sa për tu dukur bukur në kohë fushate dhe për pak ditë të fillojnë të dëmtohen gurët dhe betoni.

Të mbijnë barishta dhe shkurre, të krijohen moçale të ujërave fekale, depo mbeturinash e plehra të shumëta. Kryetari aktual i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, po krenohet me këto investime për të cilat unë nuk do të komentoj fare sepse flasin fotot e bëra dje në disa fshatra të kësaj komune si: Gadime, Sllovi, Dobrajë e Madhe, Banullë dhe Janjevë.

Qytetar të nderuar vlersojeni vet ju a është kjo gjendje e shtretërve të lumenjëve për të cilën duhet të krenohet udhëheqja e komunës së Lipjanit../Transmeton LipjaniPress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Çfarë premtuan deri tash partitë politike që po e kërkojnë votën?

lipjanipress

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

lipjanipress

Shëndetësia e Lipjanit përfiton pajisje bazike për Kujdesin Primar Shëndetësor

lipjanipress

Në Lipjan nuk është mbajtur mbledhja e KK-së, Opozita qendron në kërkesën për mbajtje të mbledhjës të jashtzakonshme

lipjanipress

Vettingu “godet” gjyqtarët dhe prokurorët, Ambasada e SHBA-ve revokon vizat për disa prej tyre

lipjanipress

NË POLICINË E KOSOVËS GRADOHEN 127 TOGERË

lipjanipress

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Familjari e konfirmon vdekjen e Lavdrim Muhaxherit

lipjanipress

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

lipjanipress

Kryetari i komunës, z. Naim Ismajli, po merr pjesë në Komitetin Drejtues të NALAS-it

Press Lipjani

Ish Kryeministri i Kosoves ndërron jetë!

lipjanipress

Çka u tha për Kosovën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë?

lipjanipress
Skip to toolbar