Ish nënkryetari i degës së AKR-së në Lipjan dhe anëtari i deritanishëm i Kuvendit të komunës së Lipjanit z. Blerim Gashi iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Duke e vlerësuar lartë konsistencën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe programin e saj zhvillimor, i cili u përkrahë në mënyrë plebishitare në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit nga ana e qytetarëve të vendit, por, edhe domosdoshmërinë për një qeverisje tjetër në komunën e Lipjanit, larg keqpërdorimeve, pa korrupsion dhe në shërbim të qytetarëve, të cilën mund ta gjejmë vetëm në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj për kryetar të komunës së Lipjan z. Selatin Retkoceri, po i bashkëngjitëm këtij ekipi të fitores më 22 tetor./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: