LipjaniPress

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të zbatimit të programeve për risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre të paralirimit, ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me këtë rregullore, çdo person i dënuar, i cili është duke e vuajtur dënimin në institucionet korrektuese dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet në pavijonin gjysmë të hapur, i cili është si njësi e veçantë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të drejtorit të institucionit korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët e drejtësisë penale dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

lipjanipress

Policia jep detaje rreth plaçkitjes së bankës në Shtime

lipjanipress

Familjarët e Grupit të Kumanovës një ditë para vizitës në Prishtinë ja çka i shkruajnë Zaevit!

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress

Gazetari amerikan pas qëndrimit në Mitrovicë: Në Kosovë, paqja është e ndërtuar mbi ndarjen

lipjanipress

Çfarë më mësoi Sllobodan Millosheviqi për Donald Trumpin

lipjanipress

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Babush Cernillë

lipjanipress

Gjatë Zgjedhjeve të 22 tetori pati edhe fletëvotime të prishura qëllimisht (FOTO)

lipjanipress

Rrëfimi i Hamëz Jasharit, pak ditë para sulmit nga forcat serbe (Video)

lipjanipress

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

Ushtria bëhet sivjet

lipjanipress

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

lipjanipress
Skip to toolbar