LipjaniPress

Shokon kryetari i Malishevës: Ne shqiptarët e kemi në gjene vjedhjen (Video)

Lajme

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka shokuar me fryrje ndaj qytetarëve të komunës së tij dhe shqiptarëve në përgjithësi, duke deklaruar se “hajnia është në gjen të shqiptarëve”.

Sikur të mos mjaftonte, Begaj në një lidhje direkte në emisionin “Zyra e Ankesave” duke folur për asetet e komunës ka deklaruar se “meqë janë të komunës ato bën nga pak edhe të keqpërdoren”.

Këto deklarime ai i beri derisa fliste për mungesën e ndriçimit në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër fshatit Banjë të Malishevës, shkruan Gazeta Express.

“Kemi pas probleme me ndriçim gjithherë, sepse jemi në atë nivel, që ka edhe pandërgjegjësi të njerëzve dhe shpeshherë edhe i dëmtojnë. Ata i kanë dëmtuar ndriçimet edhe në autostradë atje, por sido që të jetë na po mundohemi t’i rinovojmë, ata prishë, na rinovo, ata prapë prishë, po dëmtohet edhe buxheti jonë, por tash i kemi në procedurë”, thotë ai.

“Nganjëherë ka ndodh edhe e kanë vjedhë rrymën prej ndriçimit publik, qasi kategorie e njerëzve, çka me ba është fatkeqësia e jonë kjo, hajnia është në gjen të shqiptarëve kapak, kush çka të mundet kapak me vjedh, edhe masi është e komunës bën ngapak me keqpërdorë. Janë ndalu ato gjëra, por besoj se tash do të jemi në nivel dhe do të rregullohet ndriçimi në të gjitha kahet e mundshme”, ka deklaruar tutje i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Dy kosovarë në Kongresin amerikan (FOTO)

lipjanipress

‘Drejtimi i veturës së djegur kah Mitrovica e Jugut i qëllimshëm’

lipjanipress

Roberts: Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë territorin

lipjanipress

Gecaj: Hipokrizia nuk ka kufi (Foto)

lipjanipress

Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

lipjanipress

Vazhdojn pritjet deri në pesë orë në Merdare

lipjanipress

Haradinaj: Prioritet e kemi krijimin e vendeve të punës

lipjanipress

Hoxhaj në Kroaci: Së bashku të pamundësojmë rikthimin e dominimit serb

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

KF “Arbria” meritojnë falenderim të veçantë.

lipjanipress

MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime

lipjanipress

ISIS i lë fëmijët të vuajnë urie, u thotë se në parajsë mund të hanë çka t’ua do zemra

lipjanipress
Skip to toolbar