Shoqata Humnaitare « Bereqeti » së bashku me QPS-në në Lipjan ka dhuruar për 150 familje nga një pako me gjëra ushqimore në prag të muajit të Ramazanit.
« Bereqeti » në Lipjan sot ka shpërndarë miell dhe pako ushqimore për familjet me jetim dhe me asistencë sociale.Për këto kategori të shoqërisë lipjanase, kjo shoqatë, falë hoxhë Skender Mehmetit vazhdimisht është përkujdesur dhe ju ka ndihmuar me gjera më elementare ushqimore, çanta shkollore, iftare të përbashkëta etj.
Ndërsa sot këto familje janë ndihmuar me miell (50 kg) dhe pako për secilën familje./Ulpianapress/


Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: