Zbatimi i Strategjisë Komunale për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 2016 – 2018, ishte temë diskutimi sot në një tryezë të rrumbullakët që u organizua në restorant “Centrum” nga OSBE.
Kimete Jashanica nga OSBE tha se strategjia për informim e hartuar dhe aprovuar në vitin e kaluar, është pjesë e projektit të OSBE-së që ka për synim përmirësimin e komunikimit mes institucioneve komunale dhe qytetarëve.
Ajo tha se OSBE çmon vullnetin e Kryatrait të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, që Strategjia për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun (SIMP) është duke u zbatuar mjaft mirë nga ana Komunës, sidomos në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarje dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në përgjithësi.
Në anën tjetër, Drejtori për Administratë në Komunën e Lipjanit, Fauz Xhemajli, njëherit edhe kryetar i Komisionit për hartimin e SIMP tha se Komuna është angazhuar në vazhdimësi për t’i përmbushur objektivat e parapara me anë të kësaj strategjie.
“Ne kemi tejkaluar realizimin e objektivave që janë paraparë me anë të kësaj strategjie dhe një rezultat mjatë të mirë e kemi arritur duke bërë transmetimin e Seancave të Kuvendit të Komunës, drejtëpërdrejtë në kanalin e Komunës në Youtube” është shprehur Drejtori Xhemajli.
Ndërsa Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vlora Liman Hajnuni njëherit anëtare e komisionit për hartimin e strategjisë, ka theksuar nevojën e diskutimit rreth zbatueshmërisë së këtij dokumenti.
Ajo në të njejtën kohë ka kërkuar nga të pranishmit të kontribojnë me propozimet e tyre rreth avancimit të mëtutjeshëm në zbatueshmërinë e kësaj strategjie si dhe tha se të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e dalura nga kjo tryez do të merren parasysh.
Zyrtarët Komunal në këtë tryeze kanë bërë të ditur se Komuna është duke u angazhuar që së shpejti Komuna e Lipjanit të ketë edhe platformën online ku qytetarët do të kenë mundësinë që direkt nga vendi i ngjarjes të dërgojnë ankesat e tyre në institucionin e Komunës.
Pjesë e këtij dikutimi ishin edhe përfaqësues nga shoqëria civile në Komunë e Lipjanit. Muhamet Qeriqi dhe Ylber Reçica nga OJQ POLIS kanë admiruar zbatueshmërinë e SIMP dhe kanë theksuar se Komuna është duke anvancuar vashdimisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Ata po ashtu kanë paraqitur edhe propozime të tjera konkrete që do të kontribonin në avancimin e mëtutjeshëm të rritjes së transparencës.
Edhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile, mediat lokale dhe nga komunitetet kanë vlerësuar lartë zbatueshmërinë e strategjise si dhe kanë dhënë rekomandime shtesë drejt rritjes së mëtutjeshme të trasnaprencës./Lipjanipress.com//