LipjaniPress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

Lajme Op/Ed

Nga:Hysni Gashi/percjell LipjaniPress

Përderisa Shpend Ahmeti tash e 4 vite (mos edhe me shumë) është fshehur nga vetja e tij, nga dëshirat e tij dhe nga të bëmat e tij, sot në një konferencë për media u shfaq Shpend Ahmeti real ashtu siç e njeh shumica e qytetareve të Kosovës por jo edhe aktivistët e VV-së. Kreativ i buzëqeshur, i gëzuar tej mase, më një pamje entuziaste në fytyre, tipik sikur ata që në fillim e kuptojn që kanë fituar lloftarin, ashtu ishte Shpendi.
Madje aq me interesant ishte sa nuk mund të kontrollonte as lëvizjet e tij, pastaj shikimi drejt Selim Pacollit ( që vet tha e kishte që moti mik) tregoj së fuqishëm dhe sigurte po hynë në botën e madhe të Oligarkëve.
Fshehja e tij duke hipur në autobus të vjetër, duke ngrenë në gjellëtore e byrektore, duke ikur skajeve për në kafiteritë e ndryshme, madje duke u bere filikaq të klubi i tij Filikaqat sot mori fund.
Ai mund të dal pa turp edhe në Jahte, mund të porosisë çdo gjë tjetër përveç cocacoles zero, madje mund të hajë deri sa të ngopet në Swiss Diamond pa u lodhur fare.
Shpendi që kritikonte ashpër programet e disave me 10 apo 15 faqesh, sot na u shfaq me një program Gjigante prej 16 faqesh për Prishtinën e madhe, sikur të ishte komune e Parteshit apo Kllokotit me qindra banore.
Madje ai këtë “fitore të madhe” e shiste si moral politik me z.Selim siç donte ta quaj ai për të ju shmangur mbiemrit Pacolli që shumë e shumë herë e kishte sharë.
Shpendi i Jahteve, sot, Do mbetet i harruar sepse diapazoni i madh “Pacolljan” do i ofroj atij shumë me shumë se sa ai i kishte menduar në ëndrrat e tij. Madje ai do të mund të udhëtoj edhe në hapësirat sahariane, në ato hapësira ku ai vetëm në televizione i kishte shikuar përmes programeve animal.
Shpendi i qytetarëve të vuajtur të Prishtinës do behet gardian i pakompromis i milionereve e miliarderëve të rrjetit “Pacolljan”, dhe madje me ndershmëri do ta kryej ketë punë hapur pas 4 viteve të fshehjes së tij. Sa i lumtur, sa besnik, e sa entuziast dukej Shpendi i “përvuajtur” që edhe buzëqeshjen e ka fallco.
Madje si për habi krerët e tyre po bëjnë sehir sepse doli në drite njeri nga milioneret e kamotshëm dhe ende nuk ka reagime nga elektorati i tyre. Sikur gjithsecili është pajtuar që në Jahtet Luksozë e në ambientet gjigante të Swiss-it ta shohë veten ndonjëherë. Pendi i shtresës sociale, i kifleve të vogla për fëmijë, i autobusëve luksozë që e mori vesh edhe Europa dhe Australia, ka hyrë në botën e madhe të gardianëve milioner.
Paq fat Shpend! Paq Jahte me të mira e më të shtrenjta pa cocacola zero e pa fshehje nga publiku! Jeto si realist se mjaft je fshehur nga ç’je më të vërtetë./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve bëhet me veturë të re (VIDEO)

lipjanipress

Kanadaja mbështet fuqishëm SHBA’në për bombardimet

lipjanipress

Hoxhaj: Serbia po përgatit skenarë të tjerë të provokimeve në rajon

lipjanipress

Policia jep detaje për protestën e sotme kundër ardhjes së Vucicit në Kosovë

lipjanipress

Reagon Policia e Kosovës: Prania jonë në mjediset serbe rutinore

lipjanipress

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit

lipjanipress

Reagim ndaj shkrimit, shpifjes dhe genjeshtres ne portalin: lajm.co

lipjanipress

Të rinjtë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Pro dhe kundër dëbimit të refugjatëve në Gjermani

lipjanipress

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

Parashikimi i motit për javën që po vjen

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress
Skip to toolbar