LipjaniPress

Shteti ia deponon kundërligjshëm mbi 130 mijë euro një banke

Lajme

Mbi 130 mijë euro dyshohet se janë përfituar kundërligjshëm nga Banka për Biznes. Ato i janë transferuar nga Ministria e Financave në vitin 2014, ndonëse kontrata mes BPB-së dhe ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për shpërndarjen e pensioneve kishte skaduar, sipas auditorëve.

Dy ministritë heshtin dhe nuk japin përgjigje për konkludimet e auditorëve
Banka për Biznes dyshohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 130 mijë euro nga shteti. Ministria e Financave e transferoi këtë shumë parash në llogarinë e kësaj banke, gjatë periudhës mars-qershor të vitit 2014. Ky transferim parash ishte bërë ndonëse nuk kishte kontratë të lidhur mes shtetit dhe BPB-së, sipas auditorëve shtetëror.

Kontrata për shpërndarjen e pensioneve për përfituesit e skemës sociale e lidhur mes Bankës për Biznes dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte skaduar në mars të vitit 2014.

“Ministria e Financave pa nënshkruar memorandum të mirëkuptimit dhe pa marrëveshje me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kishte bërë pagesa për Bankën Private të Biznesit (BPB) në emër të provizioneve bankare në lidhje me shpërndarjen e pensioneve për përfituesit e skemës sociale”, kanë zbuluar auditorët. Këtë gjetje auditorët e kanë publikuar në raportin e auditimit të vitit 2014, të Ministrisë së Financave, raporton Insajderi.

“MPMS-së i kishte skaduar kontrata me BPB me datën 15.03.2014. Për periudhën mars-qershor 2014, MF kishte kryer pagesën në BPB në vlerë prej 134,412€ në mungesë të kontratës valide”, theksohet në këtë raport.

Dy ministritë e përfshira në këtë rast, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë heshtur kur janë pyetur për mbi 130 mijë eurot e dyshimta që i përfitoj Banka për Biznes.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kapet personi i shumëkërkuar në Kosovë (Foto)

lipjanipress

Projektrezoluta e PE-së: Lista Srpska të ndahet nga Beogradi dhe të punojë për Kosovën

lipjanipress

Mustafa: Rusia të mos i japë dhurata Serbisë për të na provokuar

lipjanipress

Parlamenti në Zvicër ndryshon statusin e azilkërkuesve

lipjanipress

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve Fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

lipjanipress

Provokim apo aderim!? Gazetari Duriqi kapet “mat” në takim me kryetarin e PDK-së së Lipjanit

lipjanipress

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Ky është dënimi që i pret ata që tentojnë të votojnë dy herë

lipjanipress

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

Incidente gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet një deputet

lipjanipress

Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Halil Matoshit: Nuk të pret sakica në një vend

lipjanipress

Kryeakademiku serb: Demografia në Serbi është problem i të gjitha problemeve

lipjanipress
Skip to toolbar